Politike

Vizita e Dendias, Policia përplaset me anëtarët e PDIU dhe VV-së para Ministrisë së Jashtme/ Idrizi: Rama u bë bë Kali i

20 Tetor 2020, 08:57 Nga DOSJA
Vizita e Dendias, Policia përplaset me anëtarët e PDIU dhe

TIRANË– Efektivët e policisë janë përplasur me protestuesit e PDIU të cilët janë grumbulluar përpara Ministrisë së Jashtme pasi janë kundër vizitës së Nikos Dendias në Tiranë. 

Përplasja ka ardhur për shkak se policia nuk ka lejuar që të krijohen tubime të mëdha për shkak të përhapjes së pandemisë së koronavirusit, duke qenë se gjatë ditëve të fundit ka pasur një rritje të rasteve të reja. 

PDIU i ishte refuzuar leja për të protestuar kundër vizitës së ministrit të jashtëm grek, Nikos Dendias, Ndërkohë pas përplasjes Kryetari i Partisë për  Drejtësi  Shpëtim Idrizi ka theksuar se ishte një veprim i paarsyeshëm.

“Po shoqërojnë? Atëhere hajde ta bëjmë ndryshe. Duhet t’i kujtojmë me forcë eunukëve që kemi këtu, Rama për një rezolutë për çamët, betohej për Çamërinë më shumë se ne, dhe nga kalorës i çamëve, u bë Kali i Trojës së Greqisë. Do e vijojmë deri në fund protesta. Nuk jemi mbledhë të qëndrojmë përballë vëllezërve tanë policë. Ne nuk kemi dalë për t’u fshehur në këtë qoshe, dhe t’ia lëmë vendin ministrit të paftuar grek, i cili do të përfundojë zgjermin me 12 milje në Jon” – ka thënë Idrizi teksa policia i kishte rrethuar. 

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike nis protesta e pdiu dhe vv-se para ministriese se jashtme nis protesta e pdiu dhe vv-se para ministriese se jashtme

Sondazh

Poll

Politike 20 Tetor 2020, 08:12

TIRANË- Nga selia rozë kryeministri Edi Rama ka sulmuar presidentin Ilir Meta, pasi ky i fundit u shpreh se qeveria është një organizatë kriminale. Gjatë f...

Politike 20 Tetor 2020, 07:32

TIRANË- Kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video, ku shfaqet kryeministri Edi Rama teksa iu ndërpret fjalën gazetareve. Madje ka momente që kryemin...