Politike

Protestë para MPEJ/ VV dhe PDIU kundër vizitës së Dendias, revolta në këmbë kur kalon eskorta e ministrit grek, shoqëroh

20 Tetor 2020, 08:55 Nga DOSJA
Protestë para MPEJ/ VV dhe PDIU kundër vizitës së Dendias,

TIARANË- 18 persona të proceduar penalisht në gjendje të lirë, mes tyre edhe Boiken Abazi, Mesila Doda dhe Shpëtim Idrizi. Ky është bilanci i deritanishëm i përplasjeve në protestën e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe mbështetësve të Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet dhe para Ministrisë së Jashtme, kundër vizitës së ministrit të Jashtëm Nikos Dendias në Tiranë.

Protesta nisi që para se Dendias të mbërrinte në zyrën e ministrit të Jashtëm, Gent Cakaj, dhe protestuesit janë përplasur me policinë, e cila në zbatim të aktit normativ që ndalon grumbullimet masive, ka tentuar të shpërndajë turmën. Por, efektivët e forcave Shqiponjave janë përplasur me protestuesit, të cilët kanë tentuar disa herë të thyejnë kordonin e ngritur jashtë ministrisë së Jashtme,

Situata është përkeqësuar në momentin kur ka kaluar eksorta e ministrit të Jashtëm grek, për të hyrë në ambientet e MPEJ, kur protestuesit kanë tentuar të thyejnë kordonin e policisë nën thirrjet “Turp turp”. Në këtë moment, Forcat Shqiponja kanë shoqëruar kreun e VV në Tiranë, Boiken Abazi dhe 17 aktivistë të tjerë.

Më herët, Kryetari i Partisë Drejtësi, Integritet dhe Unitet, Shpëtim Idrizi ka dalë në një prononcim për mediat, në të cilën ka njoftuar se policia ka refuzuar kërkesën e PDIU për mbajtjen e një proteste paqësore përpara Ministrisë së Jashtme.

Sot, ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ka nisur vizitë zyrtare në Tiranë, ku po takohet me zyrtarët kryesorë të shtetit shqiptarë. Mediat greke shkruajnë se gjatë takimeve në qendër të diskutimeve do të jetë çështja e zgjidhjes së kufijve detarë dhe përcaktimi i zonës ekonomike ekskluzive në detin Jon. Po kështu do të ketë diskutime edhe për zhvillimet në rajonin e Mesdheut Lindor, dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Një çështje tjetër që do të jetë në tryezën e diskutimeve janë  të drejtat e minoritetit grek që sipas mediave fqinje kjo është një çështje me rëndësi për Athinën.

(A.K.F.G/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike boiken abazi mesila doda nikos dendias ne tirane nis protesta e pdiu dhe vv-se para ministriese se jashtme shpetim idrizi boiken abazi mesila doda nikos dendias ne tirane nis protesta e pdiu dhe vv-se para ministriese se jashtme shpetim idrizi

Sondazh

Poll

Politike 20 Tetor 2020, 09:06

TIRANË– Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka folur në lidhje me padinë e depozituar nga Partia Demokratike për Lefter Kokën, në lidhje me çështjen...

Politike 20 Tetor 2020, 08:12

TIRANË- Nga selia rozë kryeministri Edi Rama ka sulmuar presidentin Ilir Meta, pasi ky i fundit u shpreh se qeveria është një organizatë kriminale. Gjatë f...