Politike

20 Tetor 2020, 08:12 Nga DOSJA

TIRANË- Nga selia rozë kryeministri Edi Rama ka sulmuar presidentin Ilir Meta, pasi ky i fundit u shpreh se qeveria është një organizatë kriminale. Gjatë fjalës së tij Rama ka theksuar se Meta ka dalë nga shinat e funksionit të tij si kreu i shtetit. Ai tha më tej se presidenti ka vendosur veten dhe institucionin në dispozicion të një force të degraduar, që sipas tij është LSI-ja.

Gazetarja: Keni një koment për deklaratën e Presidentit Ilir Meta i cili e quajti maxhorancën organizatë kriminale?

Rama: Është vërtet fatkeqësi që përshkallëzimi i dhunës verbale dhe i marrëzisë nga ana e Ilir Metës po ndodh shumë përpara kohe në një kuptim, nuk e di ku do shkojë kaq herët sa ka filluar, sepse nuk është hera e parë, por realisht është shumë e turpshme shumë sekëlldisëse për të gjithë ne që të kemi një individ në zyrën e presidentit që faktikisht ka dalë komplet nga të gjitha shinat e funksionit të tij dhe ka vendosur veten dhe institucionin në dispozicion të një force të degraduar sic është partia prej së cilës ai vjen dhe drejt të cilës ai shkon. Është vërtet për të ardhur keq.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike rama mbledh drejtuesit politik në qarqe rama mbledh drejtuesit politik në qarqe

Sondazh

Poll

Politike 20 Tetor 2020, 07:32

TIRANË- Kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video, ku shfaqet kryeministri Edi Rama teksa iu ndërpret fjalën gazetareve. Madje ka momente që kryemin...