Politike

“Skuadra jonë e 2021-shit do të ketë 50 të rinj”/ Rama flet për zgjedhjet: Kanë energji dhe eksperiencë që i duhet p

20 Tetor 2020, 08:26 Nga DOSJA
“Skuadra jonë e 2021-shit do të ketë 50 të

TIRANË– Nga selia rozë kryeministri Edi Rama foli edhe për plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe bërjen e kësaj të fundit funksionale. Rama tha se janë të gjitha mundësitë për ta çuar përpara këtë proces.

“Nuk ka asnjë detyrë të drejtpërdrejtë qeveria në këtë drejtim, sepse sistemi është i pavarur prej nesh, por në dijeninë time janë të gjitha mundësitë që ne si parlament, si vend, ta çojmë përpara këtë proces. Shpresojmë që procesi të vazhdojë normalisht dhe vendet të plotësohen sipas të gjitha rregullave dhe procedurave”, tha kreu i qeverisë.

Rama përmendi edhe zgjedhjet e 25 prillit 2021, ku theksoi se skuadra e tij do të ketë  edhe 50 persona të rinj, t¡ cilët kanë eksperiencë dhe energji.

“Kemi mbi 50 të rinj e të reja që duan të na bashkohen në skuadrën tonë të 2021. Skuadra jonë do të jetë një skuadër që do të ketë edhe eksperiencën, edhe energjinë e re. Numri do të rritet dhe ne do të integrojmë ata që kanë një potencial, që të jenë pjesë e skuadrës dhe skuadra jonë do të ketë edhe eksperiencën, por edhe energjinë e re që i duhet politikës dhe PS”, ”, u shpreh ai.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike rama mbledh drejtuesit politik në qarqe rama mbledh drejtuesit politik në qarqe

Sondazh

Poll

Politike 20 Tetor 2020, 08:12

TIRANË- Nga selia rozë kryeministri Edi Rama ka sulmuar presidentin Ilir Meta, pasi ky i fundit u shpreh se qeveria është një organizatë kriminale. Gjatë f...

Politike 20 Tetor 2020, 07:32

TIRANË- Kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video, ku shfaqet kryeministri Edi Rama teksa iu ndërpret fjalën gazetareve. Madje ka momente që kryemin...