Politike

Rama publikon pamje nga landfilli i Sharrës, sulmon opozitën: Një pasqyrë e qeverisjes që kishim me Saliun, Lulin, Ilirin e

20 Tetor 2020, 06:43 Nga DOSJA
Rama publikon pamje nga landfilli i Sharrës, sulmon opozitën: Një

TIRANË-Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje nga landfilli i Sharrës në kohën e qeverisjes së Sali Berishës, e cila sipas tij kërcënonte shëndetin e qytetarëve duke ndotur ambientin.

Ndërkohë, në fund të vidoes shfaqet edhe projekti i ri i qeverisë  për landfillin e Sharrës. Kështu kryeministri bën krahasimin mes qeverisjes së Berishës me Bashën, Metën e Kryemadhit, me qeverisjen aktuale të Partisë Socialiste.

Debati për inceneratorët:

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzoi dje kryeministrin Edi Rama se ka ndarë 400 milionë euro nga taksat e qytetarëve për ndërtimin e impianteve të trajtimit të mbetjeve. Basha tha se qeveria është e kapur nga mafia e plehrave, dhe shkoi më tej duke thënë se do të shkarkohet kryebashkiakja e Durrësit që të firmosë Milva Ikonomi në vend të saj, shkresën që i hap rrugën “vjedhjes së parave” . Por kryeministri Edi Rama, ka një tjetër qëndrim për çështjen. Në një reagim në rrjetet sociale, Rama tha se PD ka një marrëdhënie nostalgjie me plehrat, ndërsa e akuzoi Bashën se kur PD ishte në pushtet, mbetjet ishin “male krenarie”. Rama i quajti akuzat për shpërdorim të parave ‘shpifje’ dhe u zotua se ndërtimi i impianteve do të vazhdojë, si e vetmja mënyrë për të trajtuar mbetjet në Tiranë, Elbasan, Durrës e Fier.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike akuzat e bashes per inceneratoret edi rama akuzat e bashes per inceneratoret edi rama

Sondazh

Poll

Politike 19 Tetor 2020, 20:47

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka deklaruar se për çështjen e inceneratorëve në Shqipëri po merret një agjen...