Politike

Rama takim një orë me drejtuesit politikë të PS në qarqe/ Kryeministri sulmon Metën: Ka dalë nga shinat, është në disp

20 Tetor 2020, 07:49 Nga DOSJA
Rama takim një orë me drejtuesit politikë të PS në

TIRANË- Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim prej një ore me drejtuesit politikë në qarqe, ku diskutoi dhe dha porositë për zgjedhjet e 25 prillit 2021. Rama u shfaq me maskë, që ka të stampuar një trëndafil në ngjyrë rozë teksa u fut në ambientet e selisë rozë.  Edhe këtë të martë drejtuesit politikë kanë raportuar për ecurinë e procesit, takimet, angazhimet dhe çfarë kanë bërë për fushatën zgjedhore.

Pas mbledhjes kryeministri Edi Rama sulmoi Ilir Metën, për të cilin tha se është një turp që e kemi president. Rama theksoi se Meta ka dalë nga shinat e funksionit të tij si kreu i shtetit dhe se ka  vendosur veten dhe institucionin në dispozicion të një force të degraduar, që sipas tij është LSI-ja.

Më pas kreu i qeverisë foli edhe për plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe bërjen e kësaj të fundit funksionale. Rama tha se janë të gjitha mundësitë për ta çuar përpara këtë proces dhe se do të plotësohen të gjitha vakancat në këto institucione.

Rama nuk la pa përmendur edhe kallëzimin në SPAK të Partisë Demoketike për incerenatorët. Këtë padi kryeministri e cilësoi simptoma dëshpërimi dhe mungesë të vizionit të programit qeverisës dhe inekzistencës së lidershipit të PD-së. Po kështu, Rama dha lajmin se në zgjehdhjet e 25 prillit skuadra e tij do të ketë  edhe 50 persona të rinj, të cilët kanë eksperiencë dhe energji.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rama mbledh drejtuesit politik në qarqe edi rama rama mbledh drejtuesit politik në qarqe

Sondazh

Poll

Politike 20 Tetor 2020, 07:32

TIRANË- Kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video, ku shfaqet kryeministri Edi Rama teksa iu ndërpret fjalën gazetareve. Madje ka momente që kryemin...