Aktualitet

Policia e Shtetit nxjerr tre qen në shitje, sa kushtojnë Lisi, Uga e Asta! Kushtet e ankandit për të interesuarit (PARADOKSI

19 Tetor 2020, 21:34 Nga DOSJA

TIRANË– Policia e Shtetit ka nxjerrë në ankand tre qen të stërvitur për vetëm 20 mijë lekë të reja. Kërkesa për shitjen e tyre është publikuar në Fletoren Zyrtare, ku edhe është vendosur çmimi për Lisin, Uganij dhe Astan. Në vendim jepen të dhënat për qentë, si datëlindja, vendndodhja, vlera fillestare e ankandit, data, ora dhe vendi ku do të mbahet. Të gjithë të interesuarit duhet që ditën e ankandit duhet që të paraqitet me 20% të vlerës në fillimit të ankandit, e cila kalon direkt për llogari të Ministrisë së Financave.

Të gjithë pjesëmarrësit në ankand, që tërhiqen nga gara pa dhënë asnjë ofertë do të humbasë vlerën e 20% që kishte vendosur si garanci bankare. 

Ndërkohë vetëm pak muaj më parë, Shqipëria u përball me një situatë, e cila kërkonte ndihmën e qenëve të stërvitur. Pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit të shkuar, shumë qytetarë mbetën poshtë rrënojave, ndërkohë që u desh ndihmë nga fqinjët për të gjetur trupat e bllokuar. Kjo për shkak se Shqipëria kishte mungesë të njësisë së qenëve të stërvitur. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia shet qente policia shet qente

Sondazh

Poll