Aktualitet

Atentati ndaj nipit të biznesmenit në Vlorë/ 27-vjeçari u qëllua me breshëri plumbash sapo hyri në makinë, agresori iu a

20 Tetor 2020, 05:34 Nga DOSJA
Atentati ndaj nipit të biznesmenit në Vlorë/ 27-vjeçari u

VLORË-  Mario Ferrja, biznesmeni 27-vjeçar nga Vlora, i shpëtoi dje një atentati me armë zjarri poshtë banesës së tij në lagjen “Partizani”. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se i riu është ndjekur hap pas hapi nga agresorët, para se të dilte nga banesa.

Teksa e vëzhgonin nga larg, agresorët pritën momentin deri kur 27-vjeçari u fut në makinë. Pa pasur mundësi që të dilte nga vendi ku ishte parkuar, një tjetër i ri ka nxjerrë nga xhepi armën dhe i është afruar nga ana e pasagjerit duke qëlluar disa herë me armën e zjarrin.

Por fatmirësisht asnjë prej gëzhojave nuk ra mbi Ferrjan. Pa parë më pas, nëse kishte vrarë, apo jo, i riu me kapuç dhe maskë anti-COVID u fut në makinën e bashkëpunëtorit të tij dhe u largua me shpejtësi. Ndërsa shënjestra doli me shpejtësi nga makina dhe tentoi të zbulonte identitetin e të riut. Fillimisht u dyshua se autorët nuk kanë pasur për qëllim të vrasin të riun, por pas publikimit të pamjeve të kamerave të sigurisë, duket se fati ka qënë në anën e tij, pasi agresorët kishin shkuar me një qëllim: për të vrarë.

27-vjeçari është nipi i një biznesmeni ndërtimi në Vlorë dhe se dyshohet se sulmi është bërë për shkak të ndonjë konflikti apo huaje të pakthyer. Kjo pasi vetë Ferrja rezulton pa precedentë penalë dhe është pronari i një picerie. Edhe vetë ai ka deklaruar në Polici se nuk ka konflikte me njëri dhe se nuk ka arritur që të shquajë personin që ka qëlluar me armë ndaj tij.

Ndërkohë Policia e Shtetit ka nisur kërkimin e autorëve duke ngitur posto-blloqe kudo në qytet. 

(k.m./J.V/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat mario ferrajt atentat ndaj të riut në vlorë atentati ne vlore mario ferraj policia e vlores atentat mario ferrajt atentat ndaj të riut në vlorë atentati ne vlore mario ferraj policia e vlores

Sondazh

Poll