Aktualitet

“Po ecja me këmbë, më qëlluan me pistoletë nga një makinë”/ Sulmohet me armë zjarri nipi i biznesmenit të ndërtimi

19 Tetor 2020, 20:39 Nga DOSJA
“Po ecja me këmbë, më qëlluan me pistoletë nga

VLORË– Një 27-vjeçar, i identifikuar si Mario Ferrja, është qëlluar me armë zjarri nga një makinë teksa po ecte në këmbë në lagjen e tij në Vlorë. Ka qënë ai vetë që ka telefonuar efektivët për të denoncuar sulmin me armë zjarri. I riu pretendon se teksa po ecte në këmbë është qëlluar me armë nga një makinë që po qarkullonte në zonë. Megjithatë fatmirësisht as ndaj tij dhe as ndaj kalimtarëve të tjerë nuk janë shkaktuar dëme. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 27-vjeçari është nipi i një biznesmeni ndërtimi në Vlorë dhe se dyshohet se sulmi është bërë për shkak të ndonjë konflikti apo huaje të pakthyer. Kjo pasi vetë Ferrja rezulton pa precedentë penalë dhe është pronari i një picerie.
Ndërkohë që Policia e Shtetit me të marrë njoftimin shkuan në vendngjarje dhe kanë nisur punën për të kapur autorin, ndërkohë që janë ngritur pika kontrolli në të gjithë zonën.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Vlorë/Informacion paraprak

Në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë ka ardhur një telefonatë nga shtetasi M.F, 27 vjeç, banues në Vlorë  i cili ka kallzuar se në lagjen Partizani, Vlorë, një person ende i pa identifikuar, që qarkullonte me një automjet dyshohet se ka qëlluar me pistoletë  në drejtim të tij por  pa i shkaktuar demtime atij dhe as kalimtarëve të rasit .

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Janë ngritur pika kontrolli, po kqyren kamerat  dhe vijon krehja e zonës. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mario ferraj policia e vlores vlores mario ferraj policia e vlores vlores

Sondazh

Poll