Aktualitet

PLANI/ Nga nesër kufizohet hyrja në Tiranë nga Dogana për shkak të shembjeve në Unazën e Madhe, rrugët alternative për

19 Tetor 2020, 20:03 Nga DOSJA
PLANI/ Nga nesër kufizohet hyrja në Tiranë nga Dogana për

TIRANË Drejtori i Policisë së Tiranës Rebani Jaupaj së fundmi ka njoftuar planin për të shmangur menaxhimin e trafikut  drejt rrethrrotullimit të Unazës së Re duke qenw se ka filluar faza e tretë epunimeve. Ai ka bërë të ditur se se pjesë e këtij plani do të jetë udhëzimi i drejtuesve të automjeteve që vijnë nga Durrësi për të përdorur rrugën e Ndroqit, si dhe nga Rrogozhina drejt rrugës së Elbasanit. Jaupaj u shpreh se do të lihet një korsi emergjence, sakaq u ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që vijnë në Tiranë  të gjejnë rrugën alternative për të kaluar.

“Ne do të bëjmë ndryshim të planit të veprimit të policisë. Do të shkojmë forcat e policisë. Bashkia do na vijë në ndihmë me korsinë e emergjencës. Do mbajmë një korsi emergjencash ndërsa pjesën tjetër do ta menaxhojmë në tre korsi hyrjen në Tiranë. Do të menaxhojmë këtë trafik dhe kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve. Rruga e Elbasanit do të na ndihmojë. I bëj thirrje drejtueseve të mjeteve që e kanë të domosdoshme të vijnë në Tiranë të gjejnë rrugë alternative. Mund të aksesohet edhe rruga e Ndroqit. Qytetarët të eliminojnë lëvizjet e pa domosdoshme nga dogana. Të përdoret edhe rruga nga Rrogozhina deri në Elbasan për të ardhur nga Rruga e Elbasanit. Nesër fillon prishja e godinave të shpronësuara për t’i hapur rrugë rrugës së Treshit. Do krijohet rrethrrotullimi në zonën e Astirit”, tha Jaupaj.

Ministrja e Energjisë Belinda Balluku tha këto punime do të zgjasin 4 muaj, ndërsa u shpreh se nga nesër do të nis puna për prishjne e banesave për ndërtimin e lotit të tretë.

“Kemi ardhur në kantierin e Shqiponjës pas na duhet t’i tregojmë qytetarëve të Tiranës se këtu punohet ditë e natë. Deri tani punimet kanë qenë nëntokë. Qytetarët shikojnë bllokimin dhe mendojnë se nuk po punohet. Nyja e Shqiponjës është mjaft e rëndësishme dhe me tre nivele që do të shpërndajë të gjithë trafikun”, tha Balluku.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet rebani jaupaj rebani jaupaj

Sondazh

Poll