Aktualitet

La pas gruan me dy fëmijë, të afërmit përlotin rrjetin për vdekjen e Eugert Shqalshit: Pushofsh në paqe! Zoti i dhëntë

19 Tetor 2020, 19:27 Nga DOSJA

SHBA– Ndahet nga jeta Eugert Shqalshi, djali i ish-deputetit demokrat Agustin Shqalshi, brenda një hoteli ku punonte në Amerikë. (Shiko këtu) Menjëherë lajmi është shpërndarë nga të afërmit e tij në rrjetet sociale, të cilët shprehin dhimbjen e tyre për humbjen e të riut. Sipas tyre, 31-vjeçari ishte i martuar dhe ishte baba i dy fëmijëve të mitur.

Një prej tyre shkruan: Ndahet nga jeta EUGERTI 31 vjeçar, djali i mikut tone te mire Gjergj Shqalshi ne Amerike!…. (Nje humbje tragjike per mirditasin e perkryer e punetor te jashtezakonshem Gjergj Shqalshi, ndarja e befte nga jeta e djalit te tij 31 vjeçar, Eugertit. Ne muajin korrik djali i tij i madh Eugerti mbushi 31 vjec, ndersa i ati Gjergji i pat bere kete dedikim: 31 vite me pare, ti EUGERTI, erdhe ne jete duke mbushur zemrat tona plot me gezim. Ishte nje gezim i papershkruar me emocione te veçanta pasi me lindjen tende ne u beme prinder. Tani ti ke engjellin tend qe te mbush jeten tende. Ne kete pervjetor ne te urojme gjithe te mirat e mundshme qe egzistojne bashke me familjen tende. U befsh sa te dashte zemra jote!…” E nderkaq atij dhe familjes, bashkeshortes dhe dy femijeve te tjere, vella e moter, u duhet te perballojne humbjen e trishte te Eugertit. Familja Shqalshi jeton prej vitesh ne Florida te Amerikes dhe gezonte respekt e reputacion te shkelqyer ne komunitetin shqiptar atje dhe te tjere. Pushofsh ne paqe Eugert, Zoti qofte me ju familja Shqalshi ne perballimin e kesaj fatkeqesie te rende!)

Ndërkohë që për të zbuluar shkakun e vdekjes, trupi i të riut është dërguar për në morg, ku edhe do t’i bëhet autopsia. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet eugert shqalshi vdes eugert shqalshi eugert shqalshi vdes eugert shqalshi

Sondazh

Poll