Aktualitet

Sulmoi Kryemadhin, gratë greviste në Ballsh sqarojnë situatën dhe i japin fund POLEMIKAVE: Ajo s’është pjesë e jona, i

19 Tetor 2020, 18:38 Nga DOSJA
Sulmoi Kryemadhin, gratë greviste në Ballsh sqarojnë

BALLSH– Një prej punonjësve të Ballëshit, që ka hyrë në grevë urie për marrjen e pagave të prapambetura, ka bërë me dije se gruaja që foli kundër Monika Kryemadhit nuk është pjesë e nismës së tyre. Në një video të publikuar në rrjet, grevistja bashkë me gratë e tjera, shprehet se zonja që ka folur kundër Kryemadhit nuk është pjesë e tyre, ndaj dhe i kërkojnë ndjesë kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim.

“Jam greviste e Ballshit. Dëgjoj në media për zonjën Kryemadhi. Zonja që ka folur nuk ka qënë në takim atë natë. Prandaj po e përgënjeshtrojmë dhe Kryemadhit i kërkojmë ndjesë,“-shprehet grevistja.

Greva e naftëtarëve të Ballëshit është kthyer në “sheshin” e radhës së përplasjeve politike mes maxhorancës dhe opozitës. Një prej grave, në një deklaratë për mediat sulmoi sot Monika Kryemadhin. Ishte pikërisht kjo e fundit ripublikoi pamjet nga takimi i saj në Ballsh duke treguar se zonja që u bë sot virale, nuk ishte askund në dhomë gjatë vizitës së saj. Ndërkohë një greviste ka dalë duke pranuar se gruaja në video nuk është pjesë e tyre.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet greva e naftetareve monika kryemadhi monika kryemadhi në ballsh greva e naftetareve monika kryemadhi monika kryemadhi në ballsh

Sondazh

Poll