Aktualitet

NDODHIA NË SHBA! Gjendet i pajetë në hotel nipi i ish-deputet demokrat, Eugert Shqalshi. Mister arsyeja e vdekjes

19 Tetor 2020, 19:06 Nga DOSJA
NDODHIA NË SHBA! Gjendet i pajetë në hotel nipi i ish-deputet

SHBA– Eugert Shqalshi, një 31-vjeçar nga Malajt e Mirditës, ka ndërruar jetë në Amerikë pak orë më parë. I riu është gjetur i pajetë në një hotel, ku edhe punonte.

Ndërkohë që për të zbuluar shkakun e vdekjes, trupi i të riut është dërguar për në morg, ku edhe do t’i bëhet autopsia. Ai është gjetur i pajetë, dhe sipas të njohurve trupi i tij është dërguar për autopsi pasi ende nuk dihet shkaku i vdekjes.

Mësohet se Eugerti është djali i vëllait të ish-deputetit demokrat, Agustin Shqalshi. Por ende nuk ka asnjë reagim nga ky i fundit. 

Ndërsa që të afërmit e tjerë kanë publikuar foto të të riut, duke i dedikuar edhe fjalë prekëse për 31-vjeçarin. Sipas tyre, 31-vjeçari ishte i martuar dhe ishte baba i dy fëmijëve të mitur. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet eugert shqalshi vdes eugert shqalshi eugert shqalshi vdes eugert shqalshi

Sondazh

Poll