Aktualitet

Vrau gruan dhe të dashurin e saj/ ‘Fundoset’ 45-vjeçari në Greqi, gjurma që harroi shqiptari para se të largohej nga ve

19 Tetor 2020, 18:12 Nga DOSJA
Vrau gruan dhe të dashurin e saj/ ‘Fundoset’ 45-vjeçari

GREQI- Teksa policia greke ka nisur hetimet në lidhje me 45 vjeçar shqiptar ka shuar dyshimet. Sipas mediave greke edhe pse shqiptari kishte zhdukur nga vendi i krimit armën, telefonat celularë të viktimave si dhe u përpoq të prishte provat, ka harruar diçka të vogë.

Policia ka gjetur gjurmë gishtërijsh tek shtëpia ku ndodhi krimi, dhe tashmë sipas saj kjo është prova fortë që i atribuon krimin. Policia ka mbledhur gjithashtu dëshmi sipas të cilave 45-vjeçari shqiptar dyshohet se ka kërcënuar ish-partneren e tij. Sipas policisë Shqiptari që ka vrarë ukrainasen është  Nikos. 

Ndërkohë së fundmi ka folur edhe vajza e 43-vjeçares ukrainase që u ekzekutua së bashkë me partnerin grek në Loutraki. 20-vjeçarja ishte i vetmi person që e dinte mënyrën sesi ish-partneri shqiptar e trajtoi nënën e saj, që më pas e ekzekutoi.

Ajo ishte kërcënuar. Ajo kishte frikë prej tij. Kishte frikë. Mami nuk foli kurrë, ajo ishte e mbyllur. Unë e di shumë mirë që ajo kishte frikë dhe kishte takuar një burrë të ri, është njerëzore kështu që të gjithë mund të vazhdojmë jetën tonë.  Sigurisht që kjo nuk i pëlqente atij. Ajo është nëna ime, mënyra se si ka ndodhur ngjarja është çnjerëzore” tha vajza e 43-vjeçares Fotini.

Mediat greke kanë publikuar edhe pamjet brenda shtëpisë, ku ndodhi ngjarja horror, që tronditi Greqinë, ndërsa dyshimet e autoriteteve greke janë se shqiptari, gjurmët e gishtave të së cilit u gjetën brenda banesës, është arratisur drejt vendlindjes për t’u fshehur.

 

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet nikos nikos

Sondazh

Poll