Aktualitet

Avioni pëson defekt në Rinas/ Mbi 129 pasagjerë të bllokuar për më shumë se 4 orë në pistë, fluturimi u shty, TIA asnj

19 Tetor 2020, 16:55 Nga DOSJA
Avioni pëson defekt në Rinas/ Mbi 129 pasagjerë të bllokuar

TIRANË– Një incident ka ndodhur ditën e sotme në aeroportin e Rinasit, ku një aeroplan me 129 pasagjerë ka pësuar një defekt teknik. Për fat të mirë, ngjarja ka kaluar pa pasoja në njerëz, megjithëse pasagjerët janë detyruar që të presin për fluturimin e tyre më shumë se 4 orë. 

Mësohet se udhëtarët janë lënë të presin brenda në avion deri në rregullimin e defektit pa marrë asnjë informacion lidhur me çfarë po ndodhte, duke mos u lejuar as të zbresin nga bordi për aq kohë sa u desh për rregullimin e defektit. 

Ata kanë kontaktuar me agjencitë (WizzAir) ku kanë prerë biletat lidhur me problematikën, ndërsa kompania u ka bërë me dije se fluturimi me destinacion Venecian është shtyrë me disa orë dhe se udhëtimi do të bëhet me një avion tjetër.

Njoftimi i plotë:

Në vëmendje të pasagjerëve që të kompanisë Wizz Air që udhëtojnë nga Tirana në Venezia. Njoftojmë pasagjerët dhe familjarët e tyre, se fluturimi i kompanisë Wizz Air me destinacion Venezia parashikohet të kryhet sonte në ora 20.50. Për arësye teknike, fluturimi i parë është anulluar dhe një avion tjetër i Wizz Air është në nisje nga Shkupi për në aeroportin e Tiranës, për t’i transportuar pasagjerët më tej, në Venezia. Aktualisht 129 pasagjerët janë në sallën e tranzitit, me trajtimin nga kompania ajrore sipas procedurave të vonesave në fluturim.

Ndërkohë që nga TIA (Tirana Internacional Airport) nuk është dhënë asnjë detaj lidhur me çka ndodhur në pistë dhe problemin që kishte avioni. 

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aeroporti i rinasit probleme me avionin ne rinas aeroporti i rinasit probleme me avionin ne rinas

Sondazh

Poll