Aktualitet

Publikohen PAMJET brenda kampit në Karec/ Shqipëria e dëboi nga vendi, agjenti iranian Ehsan Bidit se vret mendjen, e “

19 Tetor 2020, 17:25 Nga DOSJA
Publikohen PAMJET brenda kampit në Karec/ Shqipëria e dëboi nga

TIRANË– Agjenti iranian, Ehsan Bidi është filmuar teksa kërcën pa të keq brenda qendrës të Strehimit të të huajve në Karec. Gazetari Gjergji Thanasi ka publikuar pamjet në Facebook të iranianit teksa argëtohet, vetëm një ditë pasi për të u firmos urdhri i dëbimit nga Ministria e Brendshme.

Ehsan Bidi po kalon kohen e lire ne Qendren e strehimit te te huajve ne Karec. Kulti Rajavi (iranianet e Manzes) edhe kesaj rradhe deshtoi!!! Ata as nuk e vrane dot Bidi dhe madje as nuk e deportuan dot ne Greqi!!!!!!,”-shkruan Thanasi në video. 

Më 17 tetor, Ministria e Brendshmë firmosi urdhërin për dëbimin e iranianit Bidi, i cili cilësohet si person i padëshiruar. Ai  mbërriti në Shqipëri si pjesë e kontigjentit të më tepër se 2 mijë muxhahedinë nga kampi i lirisë në Irak dhe është agjent i Ministrisë së Inteligjencës së regjimit iranian (MOIS / VEVAK) në Shqipëri, dhe hyri në vendin tonë më 16 tetor 2013 si refugjat dhe “ish-anëtar i PMOI” (Organizata Popullore Mojahedine e Iranit) me një pasaportë iraniane të lëshuar nga MOIS / Vevak.

Pasaporta e Bidi, me të cilën ai hyri në Shqipëri, e regjistruar në 27 Janar 2013 dhe numër 16359072, është e vlefshme për pesë vjet. MEK reagoi duke thënë se Ehsan Bidi iu dorëzua forcave irakene më 19 prill 2012 dhe ka ardhur në Shqipëri nën kujdesin e regjimit iranian dhe me pasaportë iraniane duke shtuar se, që në vitin 2012 ai nuk ka qenë në asnjë vend me MEK.  Sipas muxhahedinëve, transferimi i Bidit në Shqipëri synonte krijimin e qelizës së një rrjeti spiunimi midis anëtarëve të MEK të transferuar nga “Camp Liberty” në Irak, në Shqipëri.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ehsan bidi ehsan bidi duke kercyer ehsan bidi ehsan bidi duke kercyer

Sondazh

Poll