Sport

Cungu: “Reja po penalizon skuadrën për hatër të 3 mbrojtësve”

19 Tetor 2020, 10:12 Nga DOSJA
Cungu: “Reja po penalizon skuadrën për hatër të 3

TIRANE – Trajneri i skuadrës kurbinase të Laçit,Armando Cungu, në emisionin “Fair Play” është i pakënaqur, jo vetëm nga rezultatet, por edhe mënyra e lojës së kombëtares sonë ndaj Kazakistanit dhe Lituanisë. Ndër të tjera, tekniku shkodran, ka thekson se Edi Reja është duke penalizuar të gjithë skuadrën për hatër të tre mbrojtësave, pasi aktualisht është duke luajtur me modulin e gabuar.

“E drejtë që Kombëtarja shqiptare nuk ka lojtarë të vjetër dhe mendoj se nuk ka nevojë për të rinovuar skuadrën.  Kur kërkohet rinovimi duhet koha në dispozicion për t’u ambientuar. Për ftesat e Rejës duhet të biem dakord pasi janë lojtarë që luajnë në klube të mëdha si Broja, Kumbulla, Gjimshiti, Bare, të cilët aderojnë në ekipe me emër botëror. Nuk mund të themi që ne nuk kemi nevojë për këta lojtarë. Nëse kemi pas objektiv për të qenë të parët në grup, duhet të ishim pragmatistë dhe të merrnim rezultatin. Unë nuk jam më shumë i kënaqur me lojën e kuqezinjve në Ligën e Kombeve.

Reja për hatër të 3 mbrojtësve po penalizon të gjithë skuadrën, pasi po luan me modulin e gabuar të lojës. Grupi ishte shumë i lehtë dhe Shqipëria zhvilloi një lojë të dobët. Nuk pashë rrjedhshmëri të lojës së tyre. Lituania na mundi në Shqipëri dhe na mori një barazim. Duhet të bënim një paraqitje tjetër me lojtarët që kemi”, u shpreh trajneri Cungu për ndeshjet e kombëtares.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport armando cungu broja gjimshiti kombetarja kumbulla reja trajneri i kurbinasve armando cungu broja gjimshiti kombetarja kumbulla reja trajneri i kurbinasve

Sondazh

Poll

Sport 19 Tetor 2020, 09:23

Duka: “Futbolli do të fillojë, por”…

TIRANE – Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Rektori i i Universitetit të Sporteve, Agon Kasa, kanë zhvilluar një takim bashkëpunimi, për të kontr...

Sport 19 Tetor 2020, 09:10

Lici, dorëhiqet si administrator i Vllaznisë

SHKODER – Në Shkodër ndodhi ajo që pritej prej kohësh. Suad Lici, me gjasë nuk do të jetë më administrator i skuadrës së futbollit Vllaznia. Ish-futbollis...

Sport 19 Tetor 2020, 09:03

Lici, dorëhiqet si administrator i Vllaznisë

SHKODER – Në Shkodër ndodhi ajo që pritej prej kohësh. Suad Lici me gjasë nuk do të jetë më administrator i skuadrës së futbollit Vllaznia. Ish-futbollisti që m...