Sport

Duka: “Futbolli do të fillojë, por”…

19 Tetor 2020, 09:23 Nga DOSJA

TIRANE – Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Rektori i i Universitetit të Sporteve, Agon Kasa, kanë zhvilluar një takim bashkëpunimi, për të kontribuar në rritjen e infrasturkturës sportive, që si rrjedhojë do të rrisë edhe cilësinë e sportit dhe në mënyrë të veçantë futbollit.

Në përfundim të takimit, të gjtihë kanë qenë të interesuar për të mësuar më tepër rreth rikthimit të futbollit në fushën e lojës, për të cilën presidenti Duka deklaroi: “Patjetër që do të luhet, por ky është një diskutim tjetër që nuk i takon botës akademike. Megjithatë rifillimi i lojës, apo mbyllja e bojkotit sigurisht kushtëzohet nga ndihma e qeverisë ndaj futbollit.

Në fakt politika në Shqipëri nuk e ka pas ndonjëherë prioritet jo vetëm futbollin, por asnjë lloj sporti. Politika në Shqipëri vetëm ka përfituar dhe ka shfrytëzuar ndonjë rezultat të përgatitur strategjikisht apo spontan të ndonjë sportisti, qoftë të ndonjë shahisti, apo ngritësi peshash, por nuk ka pas strategji për të ndihmuar sportin. Ne nuk kemi një institucion të mirëfilltë apo politika të mirëfillta. Ajo që kërkon sot bota e sportit jo vetëm futbolli, është një strategji, apo politikë shtetërore për zhvillim. Një nga themelet pa dyshim që janë financat, këtu mund të theksoj se Ligji i Sponsorizimeve do të ishte një hap, për të thënë që vërtet ne po fillojmë të mendojmë. Nuk është se Ligji i Sponsorizimeve do të na bëjë kampion Europe.”

Gjithashtu, Duka ka folur edhe për Kombëtaren dhe trajnerin Reja: “Nuk kemi asnjë plan B për trajnerin Reja, trajneri do të vazhdojë të përgatisë dy ndeshjet e ardhshme për të marrë 6 pikë. Pa dyshim që s’jemi të lumtur me pikët e marra në 4 ndeshjet e para, por nuk mund t’i quaj dhe rezultate të këqija. Unë e di që Shqipëria tani e ka stekën lart dhe të gjithë mërziten edhe me një barazim jashtë, kur dikur nuk mërziteshim edhe me humbjen me një gol diferencë.”

Ndërkohë në fund të deklaratës së tij, presidenti i Federastës së Futbollit Shqiptar, ka një mesazh edhe për kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj. “Politika jonë është që të shtojmë numrin e fushave, jo vetëm në këtu në Universitet, por kushdo institucion që krijon një fushë të re, ne jemi gati ta investojmë. Këtë i thashë edhe rekotorit sot, do ta konsideroja si nder tëndin për futbollin, që të ushtrojë pushtetin e tij në marrëdhënie me Lali Erin, që të vejë në dispozicion një tokë dhe ne ta financojmë për fushë të re futbolli.”
B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport armand duka bojkoti erion veliaj fshf superliga armand duka bojkoti erion veliaj fshf superliga

Sondazh

Poll

Sport 19 Tetor 2020, 09:10

Lici, dorëhiqet si administrator i Vllaznisë

SHKODER – Në Shkodër ndodhi ajo që pritej prej kohësh. Suad Lici, me gjasë nuk do të jetë më administrator i skuadrës së futbollit Vllaznia. Ish-futbollis...

Sport 19 Tetor 2020, 09:03

Lici, dorëhiqet si administrator i Vllaznisë

SHKODER – Në Shkodër ndodhi ajo që pritej prej kohësh. Suad Lici me gjasë nuk do të jetë më administrator i skuadrës së futbollit Vllaznia. Ish-futbollisti që m...

Sport 18 Tetor 2020, 17:34

Valon Behrami rrëfen përjetimin e Covid-19…

ITALI – Futbollisti kosovar Valon Behrami, i cili ka luajtur për ngjyrat e kombëtares së Zvicrës, ka qenë prej 22 personave në radhët e skuadrës së Xhenovas, të...