Politike

Milva Ekonomi në Durrës? Deputetja e PS i përgjigjet Lulzim Bashës: Unë jam ende në detyrë, po punoj nga…

19 Tetor 2020, 15:23 Nga DOSJA
Milva Ekonomi në Durrës? Deputetja e PS i përgjigjet Lulzim

TIRANË– Kryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Milva Ekonomi ka adresuar deklaratën e kryedemokratit, Lulzim Basha se ajo do të vendoset në krye të Bashkisë së Durrësit, në vend të Emirjana Sakos. E ftuar në Ditarin e mesditës në A2, deputetja Ekonomi i mohoi këto deklarata duke u shprehur se vijon punën e saj ende si deputete në Kuvendin e Shqipërisë.

“Unë jam duke punuar në Kuvendin e Shqipërisë, dhe intervistën jam duke e dhënë prej andej. Unë jam ende në detyrë. Jam deputete e Kuvendit të Shqipërisë,”- tha Ikonomi.

Deklarata u bë nga kryedemokrati Basha disa ditë më parë në një konferencë për shtyp nga selia e PD-së. Lidhur me deklaratat e tij reagoi edhe kryeministri Edi Rama, por ky i fundit nuk i adresoi pretendimet për një tjetër lëvizje në Bashkinë e Durrësit, e cila deri më tani ka ndërruar 3 kryetarë. (Lexo këtu)

Valbona Sako dha dorëheqjen pas tërmetit, në vendin e saj u vendos Zhyljen Varfaj, ky i fundit u zëvëndësua nga Sako. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike milva ekonomi milva ekonomi ne durres milva ekonomi milva ekonomi ne durres

Sondazh

Poll