Politike

Soreca në Kukës: E zgjodha personalisht këtë qytet për të nisur fazën e dytë të projektit, përfaqëson potencial të m

19 Tetor 2020, 13:18 Nga DOSJA
Soreca në Kukës: E zgjodha personalisht këtë qytet për

KUKES– Ambasadori i BE-së Luigi Soreca ka qënë ditën e sotme i pranishëm në Kukës prej nga është shprehur se zgjodhi personalisht këtë qytet për të nisur fazën e dytë të projektit madhor ‘Europa është këtu’.

Soreca tha se Kukësi përfaqëson një potencial të madh për sa i përket zhvillimit ekonomik. Ndër të tjera ai shtoi se në momentin kur do të hapen negociatat me Shqipërinë, Kukësi dhe qytetet e tjera do të jenë pjesë e rëndësishme e proçesit.

‘Unë e zgjodha Kukësin personalisht nga e cila do të kishim pikënisjen për fazën e dytë të këtij projekti madhor i cili është quajtur ‘Europa është këtu’ në veçanti me pjesën që ka të bëjë me mjedisin. Po ashtu për tju bërë të qartë dhe për të prezantuar atë që jemi quajtur pjesa e Gjelbër. Pse Kukësin? Se Kukësi përfaqëson një potencial madhor, sa i përket zhvillimit ekonomik vendos të këtij rajoni dhe të gjithçka që ka të bëjë me turizmin dhe promovimin e tij. Ajo që nuk duhet të harrojmë është se mjedisi është shumë i rëndësishëm. Mjedisi është i rëndësishëm dhe për integrimin europian. Kur të hapen negociatat, Kukësi dhe të gjitha qytetet e tjera të Shqipërisë do të fillojnë të jenë pjesë e këtij proçesi të rëndësishëm.’

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kukes luigi soreca kukes luigi soreca

Sondazh

Poll

Politike 19 Tetor 2020, 11:27

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka komentuar sot qëndrimin e kryeministrit Edi Rama sa i takon grevës së urisë së naftëtarëve të Ballsh...