Politike

“Një vit pa ty, na duket pafundësi”/ I vëllai i ndërroi jetë 1 vit më parë në aksidentin horror brenda tunel

19 Tetor 2020, 15:16 Nga DOSJA
“Një vit pa ty, na duket pafundësi”/ I vëllai i

TIRANË– Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti ka kujtuar vëllain e saj të ndjerë, Elton Macollin në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta. Me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, deputetja shkruan se e ka pasur të vështirë të mësohej me mungesën e tij. Më tej, duke i dedikuar fjalë prekëse, Gjylameti shton se ai mbetet i paharruar në memorjen e familjes dhe të miqëve të ngushtë.

“Një vit pa ty, na duket pafundësi. Thonë që mësohesh me mungesën, që dhimbja tjetërsohet, shndërrohet, por është kaq e vështirë. Kthehesh pas në kohë e udhëton në kujtesë për të gjetur momentet e bukura e të lumtura që të lehtësojnë dhimbjen, që të mbushin zbrasëtirën. Sjanë pak, kemi qënë gjithmonë krah njeri- tjetrit , ti me atë natyrën tënde të ndrojtur por me zemrën më të madhe që kam njohur ndonjëherë. I kudogjendur jo vetëm për mua e familjen, por edhe për miqtë e cdo kënd që kishte nevojë. Ashtu të kemi kujtuar këto ditë me miq të shumtë që na kanë ndenjur pranë e na kanë pasuruar pa fund me episode të shumta të tuat për të bërë të paharrruar në mendjet e zemrat tona!”-shkruan deputetja.

Vëllai i deputetes humbi jetën në një aksident tragjik në aksin Tiranë-Elbasan pasi u përplas me një kamion brenda në tunel. Si pasojë e përplasjes makina e tij u përfshi në flakë dhe i riu ndërroi jetë në vend. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike blerina gjylameti elton maçolli vellai i blerina gjylametit blerina gjylameti elton maçolli vellai i blerina gjylametit

Sondazh

Poll