Politike

Gjuha e ashpër e Metës, Presidenca: E kishim me kryeministrin, të heqë urgjentisht dorë nga pengmarrja e së ardhmes europi

19 Tetor 2020, 12:48 Nga DOSJA
Gjuha e ashpër e Metës, Presidenca: E kishim me kryeministrin, të

TIRANË– Zëdhënësi i Presidencës Tedi Blushi ka mohuar se deklaratat e Presidentit Ilir Meta me gjuhën e ashpër, ishin për kryeopozitarin Lulzim Basha. Përmes një sqarimi zyrtar, Blushi shkruan se referenca për “pengun” i adresohet direkt kryeministrit Edi Rama.

Një sqarim për të gjithë kolegët e nderuar gazetarë: Referenca për “pengun” i adresohet direkt Kryeministrit ende në detyrë që duhet të heqë urgjentisht dorë nga pengmarrja e së ardhmes europiane të Shqipërisë!”- shkruan Blushi. 

Presidenti i Republikës Ilir Meta, u duk sikur sulmoi fort kryetarin e opozitës Lulzim Basha. I pyetur nga gazetarët për ndërhyrjen e Metës tek roli i kryetarit të opozitës, Meta tha se është detyra e tij të mbrojë Kushtetutën, si “ushtar i parë i republikës”. Edhe pse nuk foli me emër për kryedemokratin, Meta tha “sa për atë zotërinë, të bëjë aq sa bëri Izetbegoviç kur e morën peng”, duke i kërkuar të tregojë se kush e ka marrë peng. Por presidenca, mohon që fjala “peng” të jetë përdorur për Bashën.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta lulzim basha tedi blushi ilir meta lulzim basha tedi blushi

Sondazh

Poll

Politike 19 Tetor 2020, 11:27

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka komentuar sot qëndrimin e kryeministrit Edi Rama sa i takon grevës së urisë së naftëtarëve të Ballsh...