Politike

Prishet paqja me opozitën?Meta i pyetur për Bashën: Ai zotëria ti thotë popullit që është peng dhe të vazhdojë punën!

19 Tetor 2020, 12:07 Nga DOSJA
Prishet paqja me opozitën?Meta i pyetur për Bashën: Ai

TIRANË– Presidenti i Republikës Ilir Meta, u duk se ka sulmuar fort kryetarin e opozitës Lulzim Basha. I pyetur nga gazetarët për ndërhyrjen e Metës tek roli i kryetarit të opozitës, Meta tha se është detyra e tij të mbrojë Kushtetutën, si “ushtar i parë i republikës”. Edhe pse nuk foli me emër për kryedemokratin, Meta tha “sa për atë zotërin i të bëjë aq sa bëri Izetbegoviç kur e morën peng”, duke i kërkuar të tregojë se kush e ka marrë peng. Por presidenca, mohon që fjala “peng” të jetë përdorur për Bashën. Në një reagim të mëvonshëm për mediat, Tedi Blushi, zëdhënës i Presidentit, sqaron se Presidenti e kishte me kryeministrin Edi Rama, fjalën “peng”.

Pyetje: Pyes për një deklaratë të z.Basha që mund të bëni rolin e kryetarit të opozitës nëse ai bën rolin e presidentit?

Ilir Meta: Mbrojtja e Kushtetutës nuk është territor i askujt por detyrë e parë e presidentit të Republikës. Presidenti nuk është vetëm komandant i Forcave të Armatosura, por ushtar i parë i Republikës. Këtë duhet ta dijë kushdo, ka ardhur koha që të verifikuar patriotizmin e çdo politikani, por edhe çdo qytetari. Ta dinë të gjithë që do të marrin përgjigjen siç e meritojnë. Ndërsa atij zotërisë, i them, bëj atë që bëri IzetBegoviç, kur e morën peng, thuaj që jam peng dhe vazhdo punën tënde! Se këtë popull nuk e merr dot njeri peng.

Presidenti solli edhe shembullin e politikanit boshnjak, ish-president i Bosnjes, Alija Izebegoviç, i cili u mor peng nga serbët në aeroport dhe i vunë pistoletën tek koka për shkak të një tradhtie ndërkombëtare. Kur u mor peng, i thanë ‘merre atë zëvendësin tënd Ejup Ganiç dhe i thuaj të tërhiqet, të dorëzohet!’ Dhe ai tha ‘dakord’. E lidhën në telefon dhe i tha ‘unë jam peng, ju vazhdoni’.

Por pse ngriti zërin sot Ilir Meta për Lulzim Bashën?

Dy ditë më parë, gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, kreu i PD Lulzim Basha u pyet në lidhje me qëndrimin e presidentit Ilir Meta për krizën politike dhe akuzat e mazhorancës se ai po bën rolin e kreut të opozitës. Sipas tij, Meta po bën detyrën e opozitarit, vetëm nëse Basha bën rolin e presidentit.

Vetëm nëse mendoni se unë kam marrë përsipër rolin e presidentit të Republikës. Ai është në rolin e tij. Beteja jonë për standardet zgjedhore ka qenë betejë e përditshme dhe do të jetë, ndaj nuk mund t’i vendoset krizës shëndetësore dhe ekonomike që po bëjnë kërrdinë në xhepat e shqiptarëve”, pohoi ai.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike alija izetbegović ilir meta lulzim basha prishet paqja presidence-opozie alija izetbegović ilir meta lulzim basha prishet paqja presidence-opozie

Sondazh

Poll

Politike 19 Tetor 2020, 11:27

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka komentuar sot qëndrimin e kryeministrit Edi Rama sa i takon grevës së urisë së naftëtarëve të Ballsh...