Politike

“Izoloni Presidentin”/ Meta sfidon socialistët: Le ta provojnë, zero shanse që të ndodhë kjo! Këtë çështje e kthej

19 Tetor 2020, 11:59 Nga DOSJA
“Izoloni Presidentin”/ Meta sfidon socialistët: Le ta

TIRANË- Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka sfiduar socialistët që nëse duan ta izolojnë, atëherë le të shkojnë në presidencë. I pyetur nga gazetarët në konferencën e përjavshme, për thirrjen edeputetit Bujar Çela, i cili i kërkoi të enjten kryeprokurorir të Përgjithshëm, Olsian Çela të izolojë presidetin pasi ‘ e ka mbushur kupën’. Meta i sfidoi socialistët që ta provojnë ta izolojnë presidentin, dhe ta shohin sesi do të kthehet referendumi për integrimin, në më të madhin që nga koha e Skënderbeut.

“U bëj thirrje kudo që janë në botë, policive, presidenti është këtu dhe të shohim se kush do të izolojë presidentin. Zero shanc që të ndodhë kjo. E vërteta është që kemi të bëjmë me grup të strukturuar kriminal i cili ka si synim kryesor izolimin e Shqipërisë.

Presidentin këtu e kanë, unë i kam paralajmëruar që në Pogradec, qëllimi i vërtetë është defaktorizimi i shqiptarëve nëpërmjët defaktorizimit të Shqipërisë.

Kjo marrëveshje për çeljen e negociatave do të ishte nënshkruar që 3 vjet më parë
Serbia dhe Mali i Zi e mbyllën nënshkrimin e marrëveshjes së stabilizim asoçimit 3 vite pas nesh ndërkohë që gjatë këtyre 3 viteve vendosen pengesa antishqiptare. Këtë çështje do ta kthej në referendumin më të madh që nga koha e Skendërbeut”, tha presidenti Ilir Meta.

Në seancën e të enjtes, deputeti socialist Bujar Çela kërkoi që kryeprokurori Olsian Çela, të cilin e ka kushëri, të bëjë sa më shpejt izolimin e presidentit Ilir Meta. Deputeti i PS theksoi se nuk ka nevojë që Byroja Kombëtare e Hetimit të bëjë hetime, pasi sipas tij, Ilir Meta tashmë e ka mbushur kupën me ato që ka bërë.

(F.g./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bujar çela ilir meta bujar çela ilir meta

Sondazh

Poll

Politike 19 Tetor 2020, 11:27

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka komentuar sot qëndrimin e kryeministrit Edi Rama sa i takon grevës së urisë së naftëtarëve të Ballsh...