Sport

Lici, dorëhiqet si administrator i Vllaznisë

19 Tetor 2020, 09:03 Nga DOSJA
Lici, dorëhiqet si administrator i Vllaznisë

SHKODER – Në Shkodër ndodhi ajo që pritej prej kohësh. Suad Lici me gjasë nuk do të jetë më administrator i skuadrës së futbollit Vllaznia. Ish-futbollisti që mbante këtë post te kuqeblutë, ka dhënë dorëheqjen pranë kryetares së Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi. Për shkak të angazhimeve të shumta personale, Lici duket se e ka të pamundur që të vijojë të jetë pjesë e klubit, ndërsa Vllaznia e ka një emër të ri për postin vakant.

Në Shkodër përflitet, se Benjamin Naku do të marrë postin e ri të administratorit të klubit, pasi ai është edhe pjesë e bordit mbikqyrës te Vllaznia. Emri i Nakut nuk është anonim në Shkodër, pasi ka qenë gjimnast në klubin sportiv Vllaznia. Por për t’u ulur në karrigen e Licit, administratori i ri Naku duhet të japë dorëheqjen nga bordi drejtues i skuadrës shkodrane.

Ardhja e sponsorit Xhaferi ka ndryshuar shumë gjëra në klubin e Vllaznisë, teksa kuqeblutë pritet të kenë një fytyrë tjetër në fushë. Fillimisht pranë klubit të futbollit u afrua drejtori sportiv Matko Djarmati, ndërsa tani largohet Suad Lici, për t’i vënë vendin  Benjamin Nakut.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport benjamin naku suad lici benjamin naku suad lici

Sondazh

Poll

Sport 18 Tetor 2020, 17:34

Valon Behrami rrëfen përjetimin e Covid-19…

ITALI – Futbollisti kosovar Valon Behrami, i cili ka luajtur për ngjyrat e kombëtares së Zvicrës, ka qenë prej 22 personave në radhët e skuadrës së Xhenovas, të...

Sport 18 Tetor 2020, 16:26

Xhaka dhe Zhegrova, në karantinë…

ZVICER – Një nga ndeshjet më të shumëpritura të kampionatit zviceran, ajo mes Zyrihut dhe Bazelit, është anulluar pak orë përpara zhvillimit të saj. Shkak është...

Sport 18 Tetor 2020, 16:09

Aguerro “gjuan” gjyqtaren për një rivënie

BRITANI E MADHE – Manchester City rikthehet te fitorja në Premier League, por kjo nuk ka bërë të mundur që të qetësohen polemikat ndaj kësaj skuadre. Goli...

Sport 18 Tetor 2020, 16:08

Derbi Anamoravës mbyllet në barazim, 0-0!

KOSOVE – Vëmendja kryesore në mbyllje të javës së 6-të të Superligës së Kosovës ishte në derbin e Anamoravës në mes të Dritës dhe Gjilanit, që përfundoi pa gola...