Sport

Lici, dorëhiqet si administrator i Vllaznisë

19 Tetor 2020, 09:10 Nga DOSJA
Lici, dorëhiqet si administrator i Vllaznisë

SHKODER – Në Shkodër ndodhi ajo që pritej prej kohësh. Suad Lici, me gjasë nuk do të jetë më administrator i skuadrës së futbollit Vllaznia. Ish-futbollisti që mbante këtë post te kuqeblutë, ka dhënë dorëheqjen pranë kryetares së Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi. Për shkak të angazhimeve të shumta personale, Lici duket se e ka të pamundur që të vijojë të jetë pjesë e klubit, ndërsa Vllaznia e ka një emër të ri për postin vakant.

Në Shkodër përflitet, se Benjamin Naku do të marrë postin e ri të administratorit të klubit, pasi ai është pjesë e bordit mbikqyrës te Vllaznia. Emri i Nakut nuk është anonim në Shkodër, pasi ai ka qenë gjimnast në klubin sportiv Vllaznia. Por për t’u ulur në karrigen e Licit, administratori i ri Naku duhet të japë dorëheqjen nga bordi drejtues i skuadrës shkodrane.

Ardhja e sponsorit Alban Xhaferi ka ndryshuar shumë gjëra në klubin e Vllaznisë, teksa kuqeblutë pritet të kenë një fytyrë tjetër në fushë. Fillimisht pranë klubit të futbollit u afrua drejtori sportiv Matko Djarmati, ndërsa tani largohet Suad Lici, për t’i vënë vendin  Benjamin Nakut.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kuqeblute matko djarmati skuadra shkodrane sponsori xhaferi suad lici vllaznia kuqeblute matko djarmati skuadra shkodrane sponsori xhaferi suad lici vllaznia

Sondazh

Poll

Sport 19 Tetor 2020, 09:03

Lici, dorëhiqet si administrator i Vllaznisë

SHKODER – Në Shkodër ndodhi ajo që pritej prej kohësh. Suad Lici me gjasë nuk do të jetë më administrator i skuadrës së futbollit Vllaznia. Ish-futbollisti që m...

Sport 18 Tetor 2020, 17:34

Valon Behrami rrëfen përjetimin e Covid-19…

ITALI – Futbollisti kosovar Valon Behrami, i cili ka luajtur për ngjyrat e kombëtares së Zvicrës, ka qenë prej 22 personave në radhët e skuadrës së Xhenovas, të...

Sport 18 Tetor 2020, 16:26

Xhaka dhe Zhegrova, në karantinë…

ZVICER – Një nga ndeshjet më të shumëpritura të kampionatit zviceran, ajo mes Zyrihut dhe Bazelit, është anulluar pak orë përpara zhvillimit të saj. Shkak është...

Sport 18 Tetor 2020, 16:09

Aguerro “gjuan” gjyqtaren për një rivënie

BRITANI E MADHE – Manchester City rikthehet te fitorja në Premier League, por kjo nuk ka bërë të mundur që të qetësohen polemikat ndaj kësaj skuadre. Goli...