Sport

Kokëdhima: Futbolli ende nuk ka shenja për të ndërprerë bojkotin

18 Tetor 2020, 20:52 Nga DOSJA
Kokëdhima: Futbolli ende nuk ka shenja për të ndërprerë

TIRANE – I gjithë komuniteti dhe dashamirësit e futbollit janë me sytë nga Qeveria për gjetjen e zgjidhjes ndaj kërkesave të Ligës Profesioniste, që do të përkthehej në rikthimin e futbollit në fushën e blertë. Nëse dha një dritë jeshile takimi i zhvilluar në Ministrinë e Financave, mes presidentit të Ligës Edvin Libohova, gjërat ende nuk janë në rrugën e duhur. Këtë gjë, në një fare mënyre, e ka shprehur një prej anëtarëve të Ligës, si presidenti i Apolonisë, Koço Kokëdhima, i ftuar në “News24”.

“Njerëzit e matematikës thonë se shtrimi i drejtë i problemit përmban gjysmën e zgjidhjes. Ky bojkot ka ndihmuar për zgjidhjen e problemit. Kërkesa e Ligës profesioniste është që të gjithë aktorët të ndërgjegjësohen dhe të marrin përgjegjësitë e tyre. Nuk mendoj se kjo javë do t’i japë fund bojkotit.

Nuk ka ndodhur ndonjë gjë që të ndërpritet bojkoti. Qeveria këtë javë mund të ketë lexuar letrat që i kemi dërguar ne, nuk ka ndodhur gjë tjetër. Nuk kemi çfarë të zbusim ne, jemi të qetë dhe të urtë. Kërkesat janë të qarta. Teoria e Fidelit është e njohur, nuk ka asnjë bazë të vërtetë. Ai, e vetmja gjë që ka kërkuar, është t’i jepet fund bojkoti. Fideli nuk ka asnjë fuqi dhe kompetencë. Këto janë çështje që i përkasin Qeverisë. Nuk është Liga që mungon në diskutime. Nuk e kuptoj pse Qeveria, që i cilëson kërkesat e Ligës të drejta, ka nevojë që ta shikojë zgjidhjen te Liga”– ka deklaruar Kokëdhima.
B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bojkoti koço kokëdhima liga profesioniste qeveria bojkoti koço kokëdhima liga profesioniste qeveria

Sondazh

Poll

Sport 18 Tetor 2020, 17:34

Valon Behrami rrëfen përjetimin e Covid-19…

ITALI – Futbollisti kosovar Valon Behrami, i cili ka luajtur për ngjyrat e kombëtares së Zvicrës, ka qenë prej 22 personave në radhët e skuadrës së Xhenovas, të...

Sport 18 Tetor 2020, 16:26

Xhaka dhe Zhegrova, në karantinë…

ZVICER – Një nga ndeshjet më të shumëpritura të kampionatit zviceran, ajo mes Zyrihut dhe Bazelit, është anulluar pak orë përpara zhvillimit të saj. Shkak është...

Sport 18 Tetor 2020, 16:09

Aguerro “gjuan” gjyqtaren për një rivënie

BRITANI E MADHE – Manchester City rikthehet te fitorja në Premier League, por kjo nuk ka bërë të mundur që të qetësohen polemikat ndaj kësaj skuadre. Goli...

Sport 18 Tetor 2020, 16:08

Derbi Anamoravës mbyllet në barazim, 0-0!

KOSOVE – Vëmendja kryesore në mbyllje të javës së 6-të të Superligës së Kosovës ishte në derbin e Anamoravës në mes të Dritës dhe Gjilanit, që përfundoi pa gola...

Sport 18 Tetor 2020, 14:19

Dibala del hapur kundër Pirlos

ITALI – Nuk ka kaluar lehtë barazimi i Juventusit me Krotonen. Sipas mediave italiane është argjentinasi Paolo Dibala, ai i cili ka patur një debat të ash...