Sport

Salihi: “Rejas nuk i pëlqejnë eksperimentet”

19 Tetor 2020, 09:34 Nga DOSJA
Salihi: “Rejas nuk i pëlqejnë eksperimentet”

TIRANE – Kombëtarja shqiptare, në dy ndeshjet e tetorit për Nations League, zhgënjeu, duke mos i justifikuar pritshmëritë ndaj saj. Kuqezinjtë, në dy transfertat e radhës, barazuan 0-0 ndaj Kazakistanit dhe Lituanisë, dy rivalë me koeficient më të ulët se ai i yni, duke komprometuar kësisoj edhe synimin për të zënë vendin e pare në grupin 4 të vazos C.

I ftuar në emisionin “Ora Sport”, zv.trajneri i Kombëtares, Hamdi Salihi, skanoi dy ndeshjet e fundit të Shqipërisë si dhe afrimin e lojtarëve të rinj në skuadrën kuqezi.

Ndryshimet në Kombëtare? “Trajneri e ka thënë që ditën e parë se nuk ka qejf të bëjë lëvizje të mëdha, në rreshtim etj. Ai nuk është tipi që i pëlqen të bëjë eksperimente të mëdha”.

Mungesa e golave? “E vërteta është se, kur nuk funksionon në një faze, nuk funksionon si ekip. Nuk e ve dot gishtin te një lojtar, ose pozicion se do të ishte shumë e  thjeshtë, ndërronim atë dhe rregullon problemin. Për mendimin tim, rastet për gol në dy ndeshjet e fundit, i kemi patur si asnjëherë më parë. Ka qenë aftësia e sulmuesve për të krijuar raste, por na mungoi edhe fati… Kanë qenë sulmues të rinj, si Broja apo Seferi, të cilët me më pak fat dhe me më pak më shumë qetësi para porte, mund të realizonin…”, u shpreh zv.trajneri i Kombëtares, ish-sulmuesi Hamdi Salihi.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport broja edi reja hamdi salihi kombetarja kuqezi nations league seferi zv.trajneri broja edi reja hamdi salihi kombetarja kuqezi nations league seferi zv.trajneri

Sondazh

Poll

Sport 19 Tetor 2020, 09:10

Lici, dorëhiqet si administrator i Vllaznisë

SHKODER – Në Shkodër ndodhi ajo që pritej prej kohësh. Suad Lici, me gjasë nuk do të jetë më administrator i skuadrës së futbollit Vllaznia. Ish-futbollis...

Sport 19 Tetor 2020, 09:03

Lici, dorëhiqet si administrator i Vllaznisë

SHKODER – Në Shkodër ndodhi ajo që pritej prej kohësh. Suad Lici me gjasë nuk do të jetë më administrator i skuadrës së futbollit Vllaznia. Ish-futbollisti që m...

Sport 18 Tetor 2020, 17:34

Valon Behrami rrëfen përjetimin e Covid-19…

ITALI – Futbollisti kosovar Valon Behrami, i cili ka luajtur për ngjyrat e kombëtares së Zvicrës, ka qenë prej 22 personave në radhët e skuadrës së Xhenovas, të...

Sport 18 Tetor 2020, 16:26

Xhaka dhe Zhegrova, në karantinë…

ZVICER – Një nga ndeshjet më të shumëpritura të kampionatit zviceran, ajo mes Zyrihut dhe Bazelit, është anulluar pak orë përpara zhvillimit të saj. Shkak është...