Aktualitet

Zhduket 19-vjeçarja shqiptare në Greqi, u nis për intervistë pune dhe s’u kthye më, familjarët dyshojnë mbi të dashuri

19 Tetor 2020, 10:06 Nga DOSJA
Zhduket 19-vjeçarja shqiptare në Greqi, u nis për

GREQI- Zhduket një vajzë shqiptare në Greqi. Mësohet se 19-vjeçarja Artemis Vasilis, 3 ditë më parë doli nga shtëpia për të shkuar në një intervistë pune dhe nuk është kthyer më në banesë.

Kanë qenë familjarët e saj, të cilët kanë bërë denoncimin në polici. Sipas familjarëve, vajza kur doli nga shtëpia kishte veshur një palë pantallona të zeza, këpucë në ngjyrë të bardhë dhe një këmishë bojqielli, ndërsa në xhep kishte 40 euro.

Ndërkohë së fundmi ka folur edhe i ati i saj për mediat greke ku është shprehur se hera e fundit që e panë ishte kur vajza u largua nga shtëpia për të aplikuar për punë në një dyqan lodrash. Sakaq në lidhje me marrëdhëniet e e vajzës së tij me 24-vjeçarin, ai është shprehur ai me bashkëshorten nuk e kishin parë asnjëherë djalin në fjalë sakaq ka shtuar se e bija u kishte thënë se nuk kishte më asgjë me të

Tashmë u bënë 3 ditë që familja e saj nuk ka asnjë informacion për të. Sakaq edhe miqtë e saj kanë nisur kërkimet për të.

Artemis Vasilis

J.V/ A.K/ Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artemis vasilis zhduket shqiptarja ne greqi artemis vasilis zhduket shqiptarja ne greqi

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Tetor 2020, 09:51

TIRANË- Situatë e përkeqësuar me koronavirusin në shkollat e vendit. Tirana është qarku ku deri më tani, çdo ditë konfirmohen me dhjetëra mësuesë të...