Aktualitet

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, shoferi përplas me makinë këmbësorin, largohet nga vendngjarja

19 Tetor 2020, 09:28 Nga DOSJA
Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, shoferi përplas

FUSHE KRUJE-Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fushë Krujë, ku një person ka mbetur i plagosur.

Një makinë ka përplasur këmbësorin Zenel Duka të cilin e ka lënë të shtrirë në tokë. Mësohet se Duka është roje e një firme betoni dhe shkak për këtë aksident ka qënë shpejtësia e madhe e mjetit. Ndërkohë drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja.

Njoftimi i policisë:

Fushë Krujë/Informacion paraprak Më datë 19.10.2020, rreth orës 11:00, në Fushë Krujë, një mjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar këmbësorin shtetasin Z. D., 70 vjeç, i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne fushe kruje aksident ne fushe kruje

Sondazh

Poll