Aktualitet

Shkolla “Emin Duraku” vatër infeksioni/ Edhe 5 mësues të tjerë të infektuar, në total 13 të prekur

19 Tetor 2020, 08:54 Nga DOSJA
Shkolla “Emin Duraku” vatër infeksioni/ Edhe 5 mësues

TIRANË- Del përgjigja për 29 mësuesit e shkollës “Emin Duraku” në Tiranë, të cilët ishin futur në karantinë. Mësohet se në këtë shkollë kanë rezultuar të infektuar edhe 5 mësues të tjerë, duke e çuar numrin e personave të infektuar në 13. Pra deri më tani janë 10 mësues të infektuar dhe 3 sanitare.

Ndërkohë, në këtë shkollë vijon normalisht procesi mësimor dhe mësuesit e infektuar do të zëvendësohen më mësues të tjerë, në mënyrë që të mos ketë asnjë ndërprerje të shkollës.

Sakaq mëngjesin e sotëm, ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi denoncoi se në shkolla po fshihen rastet me koronavirus dhe deri më tani janë  mbi 320 mësues e nxënës të prekur.  Ajo theksoi se qeveria Rama nuk merr asnjë masë për parandalimin e virusit.

Po kështu, çdo ditë edhe më shumë rëndohet bilanci i COVID-19 në Shqipëri. Një ditë më parë humbën jetën edhe 3 persona të tjerë, ndërkohë u konfirmuar 281 raste të reja. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 256 pacientë, 25 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet infektimet ne shkollen emin duraku infektimet ne shkollen emin duraku

Sondazh

Poll