Aktualitet

Greva e naftëtarëve/ Gratë në gjendje të rëndë pas 5 ditësh, Rama i fton për dialog: Ndërprisni aksionin dhe ulemi fla

19 Tetor 2020, 07:50 Nga DOSJA
Greva e naftëtarëve/ Gratë në gjendje të

BALLSH– Situatë e rëndë në Ballsh, ku prej 22 ditësh, naftëtarët e Ballshit kërkojnë rinisjen e punës dhe pagesën e pagave të prapambetura. Por ata s’janë vetëm. Krah tyre janë edhe gratë e naftëtarëve, që sot kanë hyrë në ditën e pestë të grevës së urisë dhe mëngjesin e sotëm kanë shfaqur probleme shëndetësore, pasi prej ditësh konsumojnë vetëm ujë me sheqer. Dy prej grave, kanë pasur probleme me tensionin e lartë, dhe për këtë arsye në ambientet ku po mbahet greva ka mbërritur dhe autoambulanca.

Po sot, ka ardhur edhe një reagim i kryeministrit Edi Rama, i cili u ka bërë thirrje naftëtarëve që të ndërpresin grevën dhe të ulen për bisedime. Rama thekson se presionet dhe ultimatumet nuk funksionojnë dhe se greva është totalisht e panevojshme. Pak minuta pas kësaj thirrjeje, ka ardhur edhe reagimi i naftëtarëve. Ata e kanë falenderuar kryeministrin për reagimin, teksa janë shprehur se e mirëpresin për dialog, por shtojnë se nuk knaë ndërmend të heqin dorë nga greva. “Nuk heqim dorë nga greva pa na kaluar pagat. Kryeministri le të vijë, faleminderit, e presim në dialog por jemi të tejngopur me premtime boshe. Nuk tërhiqemi nga greva. Nuk ka politikë me grevën e naftëtarëve,”- u shprehën ata në një prononcim për mediat nga Ballshi.

Çfarë kërkojnë naftëtarët?

Naftëtarët e Ballshit kanë dalë në protestë që prej 22 ditësh ku protestojnë për të marrë pagat e tyre të prapambetura dhe rifillimin e punës, por zëri i tyre nuk është dëgjuar dhe kështu morën aktin ekstrem. Pak ditë më parë, kreu i sindikatës Sokol Dautaj së bashku me disa naftëtarë kanë zhvilluar një takim me përfaqësuesit e uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh, por takimi nuk ka përfunduar me sukses. Sipas Dautajt në takim u dhanë vetëm premtime boshe. Naftëtarët, prej pesë ditësh tashmë janë zevendësuar nga gratë që punonin në uzinë, të cilat për momentin konsumojnë vetëm ujë me sheqer.

(a.b;f.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet grate e naftetareve futen ne greve grave e urise e naftetareve naftetaret e ballshit ne proteste grate e naftetareve futen ne greve grave e urise e naftetareve naftetaret e ballshit ne proteste

Sondazh

Poll