Aktualitet

Ftesa e Ramës për dialog, naftëtarët i përgjigjen kryeministrit: Eja të bisedojmë, por s’tërhiqemi pa na kaluar pagat!

19 Tetor 2020, 09:08 Nga DOSJA
Ftesa e Ramës për dialog, naftëtarët i përgjigjen

TIRANË– Naftëtarët e Ballshit kanë falenderuar kryeministrin Edi Rama për ftesën e dialogut por kanë kundërshtuar ndërprerjen e grevës. Në një prononcim për mediat, nga Ballshi, naftëtarët, u shprehën se e mirëpresin kryeministrin për dialog, teksa shtojnë se nuk do të ndalen, deri në kalimin e pagave të tyre.

“Nuk heqim dorë nga greva pa na kaluar pagat. Kryeministri le të vijë, faleminderit, e presim në dialog por jemi të tejngopur me premtime boshe. Nuk tërhiqemi nga greva. Nuk ka politikë me grevën e naftëtarëve,”- u shprehën ata në një prononcim për mediat nga Ballshi.

“A rri ai djali i kryeministrit pa ngrënë? Ne i kërkojmë tre gjëra që janë bazike për jetën tonë ujë drita dhe bukë. Le të vijë këtu, jemi të lodhura ne nuk do ta lëmë grevën. Në jemi të vdekura gjithë qyteti ka vdekur. Ai nuk e di si jetojnë qytetarët. I kam dhënë votën dhe tani na kanë nxjerrë në rrugë të madhe. Është bërë i pabesueshëm shikojnë xhepat e tyre dhe nuk duan që tja dinë për populli. Jo ne nu dalim nga greva. Është gënjeshtra e Ramës, se erdhi na tha që lekët do ti merrni kokërr më kokërr,”- shtuan gratë naftëtare.

Më herët, kryeministri Rama kërkoi ndërprerjen e grevës dhe uljen në dialogm e naftëtarët. Naftëtarët janë futur sot në ditën e 19 të grevës që prej fillimit të saj, por gratë kanë vetëm pesë ditë që kanë zëvendësuar burrat, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të këtyre të fundit. Ata kërkojnë shlyerjen e pagave të prapambetura dhe rifillimin e puëns së uzinës.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama naftetaret e ballshit ne proteste edi rama naftetaret e ballshit ne proteste

Sondazh

Poll