Aktualitet

“Mbajtja e maskës e ul mundësinë e depërtimit të virusit”/ Kalo: Të mbulohet hunda edhe goja

19 Tetor 2020, 09:28 Nga DOSJA
“Mbajtja e maskës e ul mundësinë e depërtimit të

TIRANË-Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në rubrikën e pyetjeve të ngritura nga qytetarët për vendimin e mbajtjes së maskave mbrojtëse në të gjitha ambientet, ka publikuar mesazhin e mjekut të njohur Tritan Kalo.

Në  videomesazh mjeku i njohur është shprehur se një nga mënyrat për të pakësuar rrezikun e infeksionit është mbajtja e një maske ose e një mbulesë për hundën dhe gojën.

“Problemi është për të mbyllur mundësinë e përhapjes së infeksionit në popullatë. Dhe një nga këto mënyra për të mbyllur, ose për të pakësuar rrezikun e infeksionit, është pikërisht mbyllja e hyrjes së mikroorganizmit që quhet Sars-Cov 2 në rrugët tona të sipërme respiratore dhe mbajtja e një maske ose një mbulese të këtyre vijave për të pakësuar sasinë e dëpërtimit të virusit në organizmin tonë”, thotë Kalo.

Kalo ndërsa thekson se është më lehtë të parandalojmë se sa të kurojmë këshillon që maska nuk duhet të mbulojmë mjekrën, por dy vrimat hyrëse të ajrit, siç është hunda dhe goja.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ogerta manastirliu tritan kalo ogerta manastirliu tritan kalo

Sondazh

Poll