Aktualitet

Shtyhet prej dy vitesh/ Dështon sërish seanca gjyqësore për Emiljano Shullazin, shkak mosprezenca e avokatëve

19 Tetor 2020, 08:18 Nga DOSJA
Shtyhet prej dy vitesh/ Dështon sërish seanca gjyqësore për

TIRANE– Ditën e sotme nisi seanca gjyqësore për Emiljano Shullazin dhe 4 të pandehurit e tjetër mirëpo siç është bërë përgjatë këtyre dy viteve, sërish është shtyrë për shkak të mungesës së avokatëve.

Gjyqtarja Etleva Temo u zëvendësua nga Astrit Kalaja, ndërsa pjesë e trupës gjykuese ishin dhe: Albana Boksi, dhe Ardian Kalaja. Në seancën e sotme i pranishëm edhe përfaqësuesi i Ambasadës së SHBA.

Proçesi gjyqësor ka që prej nëntorit të vititi 2018 që ka mbetur i bllokuar në gjykatën e Apelit, herë për mungesë të gjyqtarëve apo avokatëve.

Seanca e rradhës gjyqësore pritet të mbahet më 4 nëntor 2020.

Akuza dhe gjyqi ndaj Shullazit

Për katër anëtarët e tjerë të grupit, Gjykata ka dhënë 12 vite burg për Gilmando Danin, Indrit Qyqja 10 vite, Indrit Zela 10 vite dhe Blerim Shullazi 9 vite burg. Në vendimin e Gjykatës theksohej se askush nga të dënuarit nuk do të përfitojë liri me kusht. Dy akuzat e tjera, shkatërrim prone me eksploziv dhe kanosje ndaj dy pedagogëve Mynyr Koni dhe Dhori Kule kanë rënë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet emiljano shullazi gjyqi ndaj emiliano shullazit emiljano shullazi gjyqi ndaj emiliano shullazit

Sondazh

Poll