Aktualitet

Nis testimi fizik për 403 kandidatët për hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit, procesi zgjat deri më 22 tetor

19 Tetor 2020, 07:21 Nga DOSJA
Nis testimi fizik për 403 kandidatët për hetues të

TIRANË- Nis testimi fizik për 403 kandidatët të hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Faza është e ndarë në 4 grupe dhe fillon që nga dita e sotme deri më 22 tetor.

Ndërkohë, më datë 15 tetor u zhvullua Testi i Arsyetimit Logjik për përzgjedhjen e kandidatëve për hetues për fazat e mëtejshme të konkurrimit. Në Testin e Arsyetimit Logjik morën pjesë 424 kandidatë dhe u kualifikuan 403.

Institucioni i drejtuar nga Aida Hajnaj theksoi se kandidatët e kualifikuar në Testin e Arsyetimit Logjik, në datat 19.10.2020 – 22.10.2020 do t’i nënshtrohen Testit të Aftësive Fizike, që do të zhvillohet në ambientet e Repartit Special “RENEA”, Yzberisht, Tiranë.

Testi fizik: 

Datë  19.10.2020, do paraqiten për testim kandidatët që janë në listë, me numër rendor : 1 (një) deri në 100 (njëqind) ;

Datë 20.10.2020, do paraqiten për testim kandidatët që janë në listë, me numër rendor: 101 (njëqind e një) deri në 201 (dyqind e një).

Datë 21.10.2020, do paraqiten për testimin kandidatët që janë në listë, me numër rendor: 202 (dyqind e dy) deri në 302 (treqind e dy).

Datë 22.10.2020, do paraqiten për testim kandidatët që janë në listë me numër rendor: 303 (treqind e tre) deri në 403 (katërqind e tre).

Kandidatët në ambientet e Repartit Special “RENEA” duhet të paraqiten në orën 08.00, të pajisur me maska. BKH ka edhe një porosi.

Merrni atlete dhe veshje sportive të përshtatshme për vrapim, si edhe pije freskuese. Kandidatët para fillimit të Testit të Aftësive Fizike do të regjistrohen duke paraqitur një dokument identifikimi me fotografi (pasaportë ose kartë identiteti). Dokumenti identifikimit do të krahasohet me gjeneralitetet e parashikuar në listën emërore. Kandidatët para se të marrin pjesë në test do të dorëzojnë tek Komisioni i Përzgjedhjes Raportin Mjekësor, nga specialisti Kardiolog, që vërteton që janë të aftë fizikisht për të marrë pjesë në këtë test pa rrezikuar për infarkt kardiak ose komplikacione kardiovaskulare”. thuhet në njoftim.

Në fund të këtij procesi do të zgjidhen 60 hetues që më pas do të trajnohen nga FBI dhe do të përbëjnë të gjithë grupin e hetuesve në BKH, e cila do të hetojë zyrtarët e lartë të përfshirë në krim dhe korrupsion.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gara per bkh gara per bkh

Sondazh

Poll