Aktualitet

Bregu i Lumit/ Pedagogu publikon foton: Policët sadistë dhe qeveria shkatërruan jetën e qindra të varfërve

18 Prill 2019, 05:59 Nga DOSJA
Bregu i Lumit/ Pedagogu publikon foton: Policët sadistë dhe qeveria

Tiranë– Një ditë më parë banorët e Bregut të Lumit dolën sërish në protestë për të mbrojtur banesat e tyre. Edhe pse ata bënë rezistencë për disa orë ata nuk mund të shpëtonin banesat e tyre. (lexo këtu)

Për këtë çështje ka reaguar edhe pedagogu Arlind Qorri i cili ka publikuar një foto nga banorët te Bregu i Lumit. Ai shprehet se fotoja  nuk është shkrepur në Bregun Perëndimor të Palestinës, por në Bregun e Lumit , një prej zonave më të varfra të Tiranës dhe Shqipërisë.

“Dërgon policë sadistë si puna e atij që godiste me shpullë gruan zëlart, si edhe shumë të tjerë, figura tragjike që zbatojnë urdhrat. Policë që duhet të zgjedhin midis njerëzillëkut dhe ushqimit të fëmijëve të tyre. Dhe kokulur ndjekin rrugën e dytë.”, shprehet ai.

Reagimi i plotë:

Kjo foto nuk është shkrepur në Bregun Perëndimor të Palestinës, por në Bregun e Lumit – një prej zonave më të varfra të Tiranës dhe Shqipërisë. Aty ku me mund mbinjerëzor shumëkush ka ngritur strehën e vet, ku kush gjen punë konsiderohet i privilegjuar, aty ku fëmija merr thesin në kurriz dhe mbledh kanoçe, ku pleqtë marrin pension kooperativisti, kurse gratë dënohen me papunësi.

Këtu, për të spastruar oborrin e grataçelave të ardhshme, llumi moral i njerëzimit, që ka zaptuar karriget e kryeministrit dhe kryebashkiakut, vazhdon të shkatërrojë shtëpitë dhe jetën e qindra të varfërve. Dërgon policë sadistë si puna e atij që godiste me shpullë gruan zëlart, si edhe shumë të tjerë, figura tragjike që zbatojnë urdhrat. Policë që duhet të zgjedhin midis njerëzillëkut dhe ushqimit të fëmijëve të tyre. Dhe kokulur ndjekin rrugën e dytë.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arlind qorri prishja e banesave te bregu i lumit arlind qorri prishja e banesave te bregu i lumit

Sondazh

Poll