Aktualitet

Ekzekutimi i Niko Goros/ Policia arreston 53-vjeçarin, i sekuestrohet arma e krimit dhe makina që përdori gjatë atentatit (E

17 Tetor 2020, 08:11 Nga DOSJA
Ekzekutimi i Niko Goros/ Policia arreston 53-vjeçarin, i sekuestrohet

HIMARË- Policia identifikon autorin e vrasjes së biznesmenit Niko Goro. Policia bën me dije se është arrestuar 53-vjeçari Kliti Leka nga Tirana. Ndërkohë Policia i ka sekuestruar edhe furgonin tip “Wolkswagen” dhe një armë zjarri që dyshohet se janë përdorur gjatë atentatit ndaj biznesmenit.

Njoftimi i Policisë: 

Policia në kohë rekord kap gjatë ndjekjes autorin e dyshuar të vrasjes së 51 vjecarit N.G. Si rezultat i reagimit në kohë dhe ndjekjes së pandërprerë të autorit, u bë e mundur që në vendin e quajtur “Livadhet”, të kapjen dhe prangosej autori i dyshuar i vrasjes, shtetasi Kliti Leka , 53 vjeç, banues në Tiranë Policia ka sekuestruar armën e dyshuar të krimit, armë zjarri kallashnikov dhe automjetin me të cilin u largua autori. Autori po shoqërohet për në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur rrethrrotullimi, që të çon në lagjen Spille në Himarë, teksa biznesmeni  Niko Goro doli nga marketi i motrës së tij.  Nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur e plagosur në këmbë edhe motra e tij. Kjo  e fundit ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kliti leka vritet ndërtuesi niko goro kliti leka vritet ndërtuesi niko goro

Sondazh

Poll