Aktualitet

Vrasja e Niko Goros/ Policia: Biznesmeni u ekzektua me armë zjarri, është plagosur lehtë motra e tij

17 Tetor 2020, 07:55 Nga DOSJA
Vrasja e Niko Goros/ Policia: Biznesmeni u ekzektua me armë zjarri,

HIMARË- Policia ka dhënë detaje në lidhje me ekzekutimin e biznesmenit Niko Goro në Himarë. Uniformat blu bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 08:55 të mëngjesit të sotëm, ku një person ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të 51-vjeçarit. Nga të shtënat me armë është plagosur lehtë në këmbë motra e tij, E.Q 57-vjeçe.  Policia po kreh zonën si dhe ka ngritur postblloqe në rrugë për kapjen e autorit.

Policia e Shtetit:

Më datë 17.10.2020, rreth orës 08.55 minuta në vendin e quajtur rrethrrotullimi që të çon në lagjen Spille, Himarë, nga një person ende i pa identifikuar është vrarë me armë zjarri shtetasi N.G, 51 vjeç. Si pasojë është plagosur lehtë në këmbë edhe shtetasja E. Q., 57 vjeçe, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor Himarë – Borsh e Himarë – Vlorë dhe vijon krehja e zonës.

Në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur forcat Operacionale dhe Shqiponjat e DVP Vlorë.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vritet ndërtuesi niko goro vritet ndërtuesi niko goro

Sondazh

Poll