Aktualitet

U dërgua në Turqi për kurim, ndërron jetë efektivi i policisë së kufirit, Hydajet Nehani, ishte infektuar me Covid-19

16 Tetor 2020, 18:43 Nga DOSJA
U dërgua në Turqi për kurim, ndërron jetë efektivi i

TIRANË– Hydajet Nehani, efektivi i policisë kufitare në Shkodër, njëkohësisht edhe shofer i drejtorit të Policisë së Shkodrës, që ishte dërguar për kurim nga Covid-19 në Turqi, ka ndërruar jetë. Mësohet se gjendja shëndetësore e Nehanit është përkeqësuar ditën e sotme, duke bërë që efektivi të humbasë jëetën.

Nehani ishte dërguar nga familjarët që më datë 1 tetor për kurim në Turqi, pasi pas infektimit me koronavirus, gjendja e tij shëndetësore, u rëndua.

Tashmë pritet që trupi i Nehanit të vijë drejt vendlindjes për të kryer dhe ritet mortore. Nehani është efektivi i parë i polciisë së Shkodrës që ndërron jetë. Gjatë orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë, bëri me dije se kanë ndërruar jetë katër pacientë të tjerë në të gjithë Shqipërinë. Ndërkohë, raste të reja me Covid-19, u shënuan 289. 

Për t’u kuruar në Turqi është dërguar edhe shefi i spitalit francez në QSUT,  Besim Boçi, ndërsa para tyre janë kuruar edhe deputeti Enver Roshi dhe sipërmarrësja, Vilma Nushi. Të gjithë janë dërguar në gjendje të keqe por ia kanë dalë që të mundin pandeminë, ndryshe nga efektivi i Shkodrës. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet hydajet nehani koronavirusi ne shqiperi vdes hydajet nehani viktimat e koronavirusit ne shqiperi hydajet nehani koronavirusi ne shqiperi vdes hydajet nehani viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Tetor 2020, 16:52

DURRËS– Dy zyrtarët e ARRSH-së të cilët u vunë në pranga për shpërdorim detyre janë lënë të lirë. Mësohet se Lekë Tushaj, drejtor drejtorie pranë ARR...