Aktualitet

“Mori fëmijët nga shkolla, s’ishte mirë”/ Zbardhen detaje, Rrapush Çeçaj la fjalë në shtëpi se do shkonte në spit

16 Tetor 2020, 18:41 Nga DOSJA
“Mori fëmijët nga shkolla, s’ishte mirë”/

ELBASANDosja.al ka zbardhur detaje të reja në lidhje me zhdukjen e 40-vjeçarit, Rrapush Çeçaj nga Elbasani. Mësohet se Çeçaj, ka dalë nga shtëpia mëngjesin e sotëm, me një automjet me targa AA 531 VS, dhe u ka thënë familjarëve se po shkonte të kryente disa ekzaminime në spital

Prej këtij momenti, familjarët e tij nuk kanë marrë më vesh gjë për të dhe i vëllai u detyrua të bënte dhe denoncimin në polici. Ky i fundit, para grupit hetimor ka rrëfyer se fillimisht Rrapushi kishte marrë fëmijët nga shkolla dhe se në mëngjes nuk ndihej mirë.

Mori fëmijët nga shkolla. I solli në shtëpi, më pas mori makinën dhe u largua. Na tha se do të bënte ekzeminime në sptial dhe nuk dimë më gjë për të,”– shprehet ai.

Ndërkohë, pas monitorimeve në spitalin “Xhafer Kongoli”, ku dhe kishte deklaruar se ishte nisur Çeçaj, ka rezultuar se nuk është paraqitur për asnjë lloj ekzeminimi. Telefoni i Çeçajt rezulton i fikur, dhe gjithashtu nuk ka asnjë gjurmë të makinës me të cilën ai ka lëvizur. Efektivet kanë nisur menjëherë kërkimet.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet zhduket rrapush cecaj zhduket rrapush cecaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Tetor 2020, 16:52

DURRËS– Dy zyrtarët e ARRSH-së të cilët u vunë në pranga për shpërdorim detyre janë lënë të lirë. Mësohet se Lekë Tushaj, drejtor drejtorie pranë ARR...