Miratohet rritja e pagës minimale në 30 mijë lekë të reja
16 Tetor 2020, 14:19Nga DOSJA
SHQIPËRI- Është miratuar rritja e pagës minimale në 30 mijë lekë të reja. Ky vendim është marrë ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Punës, ku e pranishme ka qenë edhe ishte Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj. Ministrja Denaj gjatë fjalëst së saj në KKP vlerësoi, se Qeveria ka bërë përpjekje të vazhdueshme për të zhvilluar dhe promovuar më tej kulturën e dialogut social.
“Përfshirja e Qeverisë në Këshillin Kombëtar të Punës me 7 Ministri është një shëmbull i mirë i bashkëpunimit ndërinstitucional, sipas edhe rekomandimeve të Organizatës Botërore të Punës, shenjë e angazhimit në kuadër të përgjegjësisë sociale, u shpreh Ministrja, duke thesuar, se legjislacioni i punës përcakton kornizat ligjore dhe institucionale për dialogun social trepalesh, bisedimet kolektive dhe zgjidhjen miqësore të mosmarrëveshjeve të punës. Paga bazë minimale në shkallë vendi, e detyrueshme për t’u zbatuar nga çdo person juridik a fizik, vendas ose i huaj, propozohet të jetë 30.000 lekë në muaj nga 26.000 lekë në muaj që është caktuar me VKM nr.809 date 26.12.2018, duke u rritur me 15.4 %, tha Ministrja , duke shtuar, se me këtë synojmë ruajtjen e nivelit të jetesës për të punësuarit si në sektorin privat dhe atë buxhetor” – tha Denaj.
Po ashtu Denaj i ka kushtuar vëmendje zbatimit të legjislacionit të punës, veçanërisht për kohën e punës dhe pushimit. Ndër të tjera mësohet se gjatë kësaj mbledhje diskutimet u përqendruan në informimin nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë mbi masat e marra nga Qeveria për mbështetje financiare për punëdhënësit dhe punëmarrësit gjatë periudhës së shkaktuar nga pandemia Covid – 19, informimin nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale mbi masat e marra për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve dhe informim nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë për masat e marra për të siguruar distancimin fizik mes nxënësve për vitin e rishkollor.
Para disa ditësh Kryeministri Edi Rama iu ktheu përgjigje të gjithë sipërmarrësve që kundërshtuan rritjen e pagës minimale në 30 mijë lekë nga 1 janari i vitit 2021. Rama tha se ka informacion që subjektet private i paguajnë punonjësit në të zezë, prandaj duhet ta bënin vetë rritjen e pagës minimale.
(a.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHQIPËRI– 443 viktima, 6101 të infektuar aktivë dhe 9957 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë. Ministria e Shënde...
BERAT- Një punonjëse në Gjykatën e Beratit ka rezultuar e infektuar me koronavirus. Si pasojë të gjithë punojsëve të Gjykatës u është bërë sot tamponi dhe prite...
MALËSI E MADHE- Shtetasi me iniciale B.K 48-vjeç, është arrestuar nga policia pasi po ushtronte dhunë fizike bashkëshortës së tij. Kapja u bë e mund...
TIRANE– Mbrëmjen e djeshme pak pas mesnate në Policinë e Tiranës ka ardhur një telefonatë nga një person i cili është identifikuar si A.Dh ka kallëzuar se...
Ndërhyrjet e bëra herë pas here kanë synuar plotësimin me sinjalistikë dhe bërjen më evidente të kujdesit që duhet të tregohet nga shoferët por Autoriteti Rrugo...
BULZIQE– Një bari 62 vjeçar nga Bulqiza është përplasur me makinë nga një mësuese. Aksidenti ndodhi pasi bariu ndodhej në cep të rrugës e si pasojë është...
TIRANË– Deklarata e kryeministrit Edi Rama, për ndaljen e grevës së urisë, nuk i ka bindur naftëtarët. Kreu i sindikatës së naftëtarëve, Sokol Dautaj u shp...