Aktualitet

Mbyll sytë në moshën 85-vjeçare Faslli Haliti, një nga penat më të rëndësishme të letërsisë shqipe dhe autori i mbi

16 Tetor 2020, 14:13 Nga DOSJA
Mbyll sytë në moshën 85-vjeçare Faslli Haliti, një

TIRANË– Faslli Haliti, një nga shkrimtarët e letërsisë shqipe ka ndërruar jetë  ditën e sotme. Haliti, mbylli sytë në moshën 85-vjeçare, në shtëpinë e tij, për shkaqe natyrale.

Por kush është Faslli Haliti?

Ai ka lindur në Lushnjë në 5 dhjetor 1935, dhe është cilësuar si një nga penat më të rëndësishme të letërsisë sonë letrare. Faslli Haliti lindi ka mbaruar Liceun Artistik për pikturë.

Është diplomuar për gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Tiranës. Ka punuar mësues vizatimi dhe letërsie në Lushnjë 1961-1973. Nga viti 1973 – 1983, për gabime ideore në krijimtari dhe veçanërisht në poemën Dielli dhe rrëkerat, ka punuar si kooperativist i thjeshtë në një kooperativë bujqësore të rrethit Lushnjë e në Komunale. Gjatë gjithë kësaj periudhe konvaleshence ideologjike iu hoq e drejta e botimit. Gjatë viteve 1998-2001 ka qenë deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Që nga viti 1969 është anëtar i LSHASH. Është nderuar me çmime kombëtare e ndëkombëtare. Është përfshirë në disa antologji në gjuhë të huaja si italisht, anglisht, gjermanisht, greqisht.

Është dekoruar me Urdhërin Naim Frashëri të klasit III, të klasit I si dhe me Urdhërin “Naim Frashëri” i Artë. Është Qytetar Nderi i qytetit të Lushnjës. Është Nderi i Qarkut Fier. Ka fituar çmimin e madh “Poeti më i mirë i vitit” – 2017, dhënë nga Fondacioni Kulturor “Harpa”. Faslli Haliti është autor i mbi 20 librave, kryesisht me poezi.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet faslli haliti nderron jete faslli haliti faslli haliti nderron jete faslli haliti

Sondazh

Poll