Aktualitet

“Ndalni grevën, po bëj përpjekjet e mia”/ Sokol Dautaj-Ramës: Familjet tona nuk mbahen me premtime, duam paratë

16 Tetor 2020, 11:14 Nga DOSJA
“Ndalni grevën, po bëj përpjekjet e mia”/ Sokol

TIRANË– Deklarata e kryeministrit Edi Rama, për ndaljen e grevës së urisë, nuk i ka bindur naftëtarët. Kreu i sindikatës së naftëtarëve, Sokol Dautaj u shpreh për Report Tv se familjet nuk mund të mbahen me përpjekje dhe këmbënguli se naftëtarët duhet të marrin paratë që u takojnë.

“Në atë debat kemi disa enigma, se i është folur që u është ofruar një asistencë, gjë që nuk është e vërtetë. Në janar ne i kemi kërkuar që në janar ne kemi kërkuar për 9 muajt që të derdheshin sigurimet shoqërore, është arritur. Kemi kërkuar që mos të digjej afati kohor prej 60 ditës nga ndalesa e punës dhe shkëputja e marrëdhënies mes pronarit qiramarrësi dhe punëtor, se te zyra e papunësisë pas 60 ditësh nuk e merr dot asistencë. Në kohën e  pandemisë Rama u ka bërë thirrje pronarëve që të merrnin një ndihmesë financiare për të shlyer, këtë kërkonim ne me forcë. në momentet e fundit, Rama ka nxjerrë një VKM për të ndihmuar naftëtarët dhe ne kemi marrë një pagë lufte. Duke parë që ne kemi prej 9 muajsh përpjekje pa fund për të gjetur një zgjidhje, Ramaz duhet të reagonte më shpejt. Është folur qartë që janë raporte privat-privat. Ku është ky privat, te kjo rafineri ka vetëm naftëtarë jo privat. Pronari derdhur garanci 5 mln euro, kaq kërkojnë naftëtarët. E falenderoj Ramën për përpjekjet por familjet tona nuk mbahen me përpjekj, Ram do taksat tona në fund të muajit, nga do i gjejmë ne, me se do mbahen familjet tona me premtime? Çdo bëjmë ne kush do na marrë përsipër si kryefamiljarë,ë shteti të luajë një rol rregullator. Nuk mendoj se ka ndonjë ide shumë të qartë që ta ndërpresim grevën e urisë, nëse pronari largohet le të kthehet në shtet. Rafineria ime nuk ka ndalur për avari. Nëse kanë ndërmend ta mbyllin, le të na japim atë që na takon me gjyq”, tha Dautaj.

Sot është dita e dytë e grevës së urisë së punonjëseve të rafinerisë së Ballshit. Ato janë shprehur për mediet se situata është e vështirë, ndërkohë ato iu bëjnë thirrje gjithë grave të Shqipërisë dhe ambasadoreve që t’i mbështesin. Pasditen e djeshme 10 naftëtarë të Ballshit u zëvendësuan nga punonjëset e kësaj rafinerie. Ndërkohë, kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje naftëtarëve që të ndalin grevën, pasi po bën përpjekje për të zgjidhur problemet e tyre.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet greva e urisë së nafëtarëve sokol dautaj greva e urisë së nafëtarëve sokol dautaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Tetor 2020, 09:58

TIRANË- ECPAT International dhe CRCA/ECPAT në Shqipëri ka prezentuar sot raportin “Shqipëria: Shfrytëzimi i fëmijëve për qëllime seksuale”.  Sipas Altin Ha...