Të akuzuar për vrasje/ OFL i dërgon formularin shtatë të fortëve të Fierit, përgjigjuni brenda 48 orësh ose…(EMRAT)
16 Tetor 2020, 10:59Nga DOSJA
TIRANE– OFL ka kërkuar nga shtatë persona të dënuar për vrasje me paramendim që të justifikojnë pasurinë e tyre.
“Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme,”-shkruhet në njoftim.
Kështu kërkohet justifikimi i pasurisë së:
Faslli Buzi, banues në Fier,i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim;
Nazmi Aliu (alias Buzi), banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim;
Dëfrim Kurtdeda (alias Dëfrim Sina), banues në Lushnje, i dënuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, i kryer në bashkëpunim, i mbetur në tantativë dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, i kryer në bashkëpunim;
Maliq Hyka, banues në Fier, i dënuar në Itali për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”;
Shaban Lami, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”;
Arjan Dalipi, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
Marsel Selamaj, banues në Berat, i dënuar në Itali për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.
Njoftimi i OFL:
OFL, 16 tetor
Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve: F. B., banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim; N. A. (B.), banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim; D. K. alias D. S., banues në Lushnjë, i dënuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, i mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim; M. H., banues në Fier, i dënuar në Itali për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”; Sh. L., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”; A. D., banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”; M. S., banues në Berat, i dënuar në Itali për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”. Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.
(a.b)/dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ITALI– Mbyllja e kufijve me Italinë për shkak të pandemisë mesa duket i ka detyruar shqiptarët të dërgojnë pako e porosi për të afërmit e tyre emigrantë në Ital...
TIRANË– Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka konfirmuar në detyrë Idajet Faskajn, i cili mban funksionin e drejtorit të Drejtorisë së Mbrojtjes së Dëshmitar...
KORÇË– Ish-kapobranda i Vlorës, Zani Caushi po përgatit terrenin për të dalë nga qelia, ku është mbyllur prej disa dekadash. Dje në media u publikua...
SHKODËR-19-vjeçari, Ilirjan Hasanaj, i cili është autori i atentatit ndaj shefit të Policisë së Malësisë së Madhe, ka qënduar i fshehur në Velipojë....
Aktualitet16 Tetor 2020, 09:58
TIRANË- ECPAT International dhe CRCA/ECPAT në Shqipëri ka prezentuar sot raportin “Shqipëria: Shfrytëzimi i fëmijëve për qëllime seksuale”. Sipas Altin Ha...
TIRANE– Në testimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, nga 426 kandidatë për të qënë hetues, vetëm 23 janë skualifikuar gjatë testimit logjik që u mbyll dy di...
GREQI- Detaje të tjera kanë dalë në lidhje me gomonen e gjetur më 8 tetor nga rojet bregdetare të Peloponezit, në të cilën ndodheshin 20 çanta me rreth 1...
LUSHNJE– Gjykata e Lushnjes ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 67-vjeçarin e arrestuar një ditë më parë, i cili akuzohej se kishte përdhunu...
KORCE– Është mbyllur kopshti i fëmijëve në Maliq.Kopshti në fshatin Rrëmbec të Maliqit është detyruar të mos vijojë punën normalisht pasi njëra nga e...