Aktualitet

“Kam sjellje të mirë në burg”/ Masa disiplinore i “prishte” punë, togat e zeza në ndihmë të Zani Çaushit, Gjykat

16 Tetor 2020, 10:20 Nga DOSJA
“Kam sjellje të mirë në burg”/ Masa disiplinore i

KORÇË– Ish-kapobranda i Vlorës, Zani Caushi po përgatit terrenin për të dalë nga qelia, ku është mbyllur prej disa dekadash. Dje në media u publikua lajmi se Gjykata e Korçës disa ditë më parë kishte shfuqizuar masën disiplinore ndaj tij, masë e cila ishte marrë që në muajin prill. Kur vetëm pak ditë na ndajnë nga seanca për llogaritjen e viteve të paraburgimit, togat e zeza kanë hequr nga “supet” e kapobandës masën disiplinore “sjellje e keqe”.

Fillimisht nuk u dha asnjë detaj se përse Caushi ishte “dënuar” në burg, por më pas u zbulua se në muajin prill, Caushi ishte përplasur fizikisht me një të dënuar tjetër në burgun e Drenovës. Ndërkohë që emri i personit tjetër ende nuk dihet. Por duke marrë parasysh faktin që Caushi prej kohësh kërkon lirim me kusht, me pretendimin se ka një familje për të mbajtur, Gjykata ka vendosur që t’ja bëjë punën më të lehtë duke ia pezulluar masën. Pikërisht ky detaj, e pengonte për të përfituar lirinë me kusht që e kërkon me ngulm.

Masa disiplinore gjithashtu hedh poshtë edhe “faktet” që Caushi përdori para Gjykatës për të përfituar lirinë e shumëmunguar. Caushi në kërkesën e tij për Gjykatën e Korçës, pretendonte se ishte rehabilituar dhe kishte sjellje të mirë në burg duke shtuar dhe se nuk i ishte llogaritur koha e paraburgimit. Ai pretendon se ka kryer 25 vite dënim, ose e thënë ndryshe ¾ e dënimit, gjë që i lejon të drejtën e lirimit me kusht. Teksa është ende në proces gjyqësor për të llogaritur saktë kohën e dënimit, për pjesën tjetër të pengesave është marrë vetë gjykata për t’i “eliminuar”.

Zani Caushi është arrestuar për një sërë ngjarjesh kriminale të ndodhura në vitin e mbrpashtë 1997 në Vlorë. Gjatë kohës kur ai vuante dënimin në burgun e Burrelit u martua me Arjan Panxhen, me të cilët pati edhe një djalë. Pas transferimit në burgun e Drenovës, Panxha e ndoqi nga pas dhe mori një shtëpi për të qëndruar pranë tij.

Myrteza Caushi mbahet mend në Vlorë si personi që mori në mbrojtje ish-kryeministrin italian Romano Prodi gjatë vizitës së tij në Shqipëri. Në vitin 1997 ai u arratis nga një burg i sigurisë së lartë në Greqi, ku ishte dënuar me 101 vite burg për vrasje. Më pas ai u arrestua 2 vitë më vonë në Shqipëri.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet masa disiplinore e zani caushit zani caushi zani caushi kerkon lirine masa disiplinore e zani caushit zani caushi zani caushi kerkon lirine

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Tetor 2020, 09:58

TIRANË- ECPAT International dhe CRCA/ECPAT në Shqipëri ka prezentuar sot raportin “Shqipëria: Shfrytëzimi i fëmijëve për qëllime seksuale”.  Sipas Altin Ha...