Aktualitet

Dosja për 137 kg kokainë në Portin e Durrësit/ SPAK zgjat me 3 muaj hetimet, kërkesa për Policinë

16 Tetor 2020, 10:30 Nga DOSJA
Dosja për 137 kg kokainë në Portin e Durrësit/ SPAK zgjat me

TIRANË- SPAK (Struktua e Posaçme Anti-korrupsion) ka zgjatur me tre muaj hetimet për dosjen e 137 kg kokaine e kapur në portin e Durrësit,  e cila kishte ardhur nga porti i Pireut të Greqisë.

Mësohet se për zbulimin e personave të përfshirë në trafikimin e drogës, i është kërkuar autoriteteve greke që të intensifikoj veprimet hetimore për të zbuluar persona të tjerë të implikuar në ngjarje.

Po kështu, SPAK i ka kërkuar policisë shqiptare që të intensifikojë kërkimet në lidhje me arrestimin e Gentian Malindit, personi i cili dyshohet të jetë pritësi i kokainës në Durrës.

Deri më tani janë arrestuar Ardian Bega dhe Altin Myslihaka, për të cilët gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”.

Më 27 shtator u godit një tjetër rast i trafikut të kokainës. 4 konteinerë nga Ekuadori u pikasën në portin e Pireut, ku policia greke konstatoi se gjendeshin 137 kilogramë kokainë me destinacion Portin e Durrësit. Grekët sinjalizuan policinë shqiptare, e cila bashkë me prokurorinë hoqi drogën dhe vuri oriz dhe GPS. Pas tri ditësh në port shkuan 2 persona, Altin Myslimhaka dhe Ardian Bega, për të marrë drogën. Të dy, tashmë janë të arrestuar, ndërsa në kërkim ndodhet biznesmeni Gentian Malindi.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gentian malindi kokaina ne durres gentian malindi kokaina ne durres

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Tetor 2020, 09:58

TIRANË- ECPAT International dhe CRCA/ECPAT në Shqipëri ka prezentuar sot raportin “Shqipëria: Shfrytëzimi i fëmijëve për qëllime seksuale”.  Sipas Altin Ha...