Aktualitet

DETAJE/ Gomonia me 6.7 mln euro kanabis që u bllokua në Greqi u nis nga Vlora, aksioni me helikopter që i ndërpreu rrugën p

16 Tetor 2020, 09:41 Nga DOSJA
DETAJE/ Gomonia me 6.7 mln euro kanabis që u bllokua në Greqi u nis

GREQI- Detaje të tjera kanë dalë në lidhje me gomonen e gjetur më 8 tetor nga rojet bregdetare të Peloponezit, në të cilën ndodheshin 20 çanta me rreth 1.2 ton marijuanë me vlerë 6.7 mln euro.

Sipas medieve greke gomonia rezulton të jetë nisur nga Vlora, ndërsa destinacioni i saj ishte shteti turk. Fakti që gomonia u ndoq nga  autoritetet greke, bëri që drejtuesit të ndryshojnë rrugën dhe ta braktisin mjetin. Mësohet se lënda narkotike u shkarkua në një zonë shkëmbore afër zonës së Gythios, ndërsa oficerët grekë të antidrogës arritën të lokalizonin dhe arrestonin dy drejtuesit e skafit.  Në total janë arrestuar 3 persona, me precedent penal, 2 prej të cilëve janë shqiptarë.

Foto të drogës:

Gomonia me kanabis u kap pak ditë më parë  gjatë një kontrolli të policisë detare afër zonës së Gythios. Gjatë aksionit të ndalimit të gomones u përdor edhe një helikopter, i cili qëlloi dhe me breshëri plumbash në të, në mënyrë që trafikantët të ndalonin.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet sekuestrohen 1.2 ton kanabis sekuestrohen 1.2 ton kanabis

Sondazh

Poll