Aktualitet

“Jam i pafajshëm, të gjitha janë trillim”/ Akuzohet se përdhunoi mbesën e mitur, Gjykata lë në burg 67-vjeça

16 Tetor 2020, 09:37 Nga DOSJA
“Jam i pafajshëm, të gjitha janë trillim”/ Akuzohet

LUSHNJE– Gjykata e Lushnjes ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 67-vjeçarin e arrestuar një ditë më parë, i cili akuzohej se kishte përdhunuar mbesën e tij, vetëm 13 vjeç.

I moshuari R. Çela ka dalë sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë, ku para trupës gjykuese nuk ka pranuar asnjë nga akuzat për përdhunimin e mbesës së tij. Sipas tij, e gjitha është një trillim pasi ai është i pafajshëm. Ndërkohë që akuzohet se gjatë kohës kur e mitura e vizitonte, ai kryente marrëdhënie me dhunë.

Gjatë seancës së sotme, asnjë prej anëtarëve të familjes së tij nuk ka qënë i pranishëm për ta mbështetur, ndërsa e mitura është nën kujdesin e psikologëve. Ngjarja u publikua pas arrestimit të 67-vjeçari, për të cilin fqinjët janë shprehur se kjo nuk është hera e parë që akuzohej për diçka të ngjashme dhe se njihej si person me probleme.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjyshi perdhunon mbesen ne lushnje lushnje r. çela gjyshi perdhunon mbesen ne lushnje lushnje r. çela

Sondazh

Poll