DETAJE/ Ilirjan Hasanaj qëndronte i fshehur në Velipojë, babai e bindi të vetëdorëzohej. Zbulohet konflikti i pronësisë
SHKODËR-19-vjeçari, Ilirjan Hasanaj, i cili është autori i atentatit ndaj shefit të Policisë së Malësisë së Madhe, ka qënduar i fshehur në Velipojë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se i riu u vetëdorëzua dje, pasi u bind nga babai i tij, nëpërmjet një telefonateje. Ka qenë vetë Arben Hasanaj që e ka dorëzuar Ilirjanin në komisariat, bashkë me babain e 23-vjeçarit, Verzan Bajrakurtajt.
Ndërkohë, dy deklaratat kontradiktore mes babait dhe djalit të tij, ngrenë dyshime mbi të vërtetën. Në dëshminë e sotme 19-vjeçari ka deklaruar se e atentatin e ka bërë pa e menduar dhe shkak ka qenë një konflikt për pronësinë, konflikt që e kishte dëgjuar nga babai i tij. Ndërsa, babai i Ilirjan Hasanajt disa ditë më parë ka dëshmuar se me familjen e Mentor Hasanajt nuk kanë pasur asnjëherë konflikt.
Konflikti i pronësisë në vitin 2008:
Dosja.al mëson se Mentor Hasajan ka qenë i përfshirë në në konflikt pronësie në 2008 por që s’ka lidhje me familjen e 19-vjeçarit. Ngjarja në 2008 ka ndodhur në Grufushë, pro në të nuk është përfshirë familja e Ilirjan Hasanajt.
Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e 11 tetorit në Shkodër, ku 19-vjeçari Ilirjan Hasanaj iu afrua mjetit të shefit të Policisë Bashkiake, Mentor Hasanaj dhe shtiu 7 herë me armë zjarri. Nga sulmi me armë zjarri mbetën të plagosur shefi i Policisë dhe babai i tij 74-vjeçar, Xhelali. Bashkë me ta në makinë ka qënë edhe bashkëshortja e shefit, Vjollca Hasanaj 28-vjeç, por kjo e fundit nuk u plagos. 19-vjeçari është vetëdorëzuar ditën e djeshme në polici, ndërsa dëshminë për ngjarjen e plotë e ka dhënë sot.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Hetuesit në BKH/ Aida Hajnaj: Kalojnë testimin logjik 403 kandidatë, vetëm 23 skualifikohen. Byroja Kombëtare gati në̷
TIRANE– Në testimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, nga 426 kandidatë për të qënë hetues, vetëm 23 janë skualifikuar gjatë testimit logjik që u mbyll dy di...
DETAJE/ Gomonia me 6.7 mln euro kanabis që u bllokua në Greqi u nis nga Vlora, aksioni me helikopter që i ndërpreu rrugën p
GREQI- Detaje të tjera kanë dalë në lidhje me gomonen e gjetur më 8 tetor nga rojet bregdetare të Peloponezit, në të cilën ndodheshin 20 çanta me rreth 1...
“Jam i pafajshëm, të gjitha janë trillim”/ Akuzohet se përdhunoi mbesën e mitur, Gjykata lë në burg 67-vjeça
LUSHNJE– Gjykata e Lushnjes ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 67-vjeçarin e arrestuar një ditë më parë, i cili akuzohej se kishte përdhunu...
Edukatorja konfirmohet me Covid, mbyllet kopshti në Maliq, dyshohet për raste të tjera
KORCE– Është mbyllur kopshti i fëmijëve në Maliq.Kopshti në fshatin Rrëmbec të Maliqit është detyruar të mos vijojë punën normalisht pasi njëra nga e...
Protestuan kundër mbajtjes së maskave/ Shoqërohen në polici 15 persona, flet avokati: Është një terror shtetëror
TIRANE– Policia ka shoqëruar 15 persona pasi kanë protestuar një ditë më parë para kryeministrisë për mos mbajtjen e maskave, e cila tashmë është me detyrim lig...
Arrestohen 3 persona që transportonin 10 të huaj, policia vihet në ndjekje të shoferes 25 vjeçare
KORCE– Policia ka vënë në pranga 3 persona të cilët akuzohen për dhënien e ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit....
Prej 4 ditësh i zhdukur pa gjurmë/ Dosja e 40-vjeçarit Ermal Ngucaj kalon në SPAK, gjenden vetëm rrobat dhe atletet e tij
TIRANË- Çëshjta e zhdukjes së 40-vjeçarit Ermal Ngucaj në Vlorë ka kaluar në SPAK (Struktura e Posaçme Antikorrupsion). Tashmë prokuro...
Sherr mes fqinjve në fshatin Balldre të Lezhës/ 30-vjeçari plagos me sende të forta të riun
LEZHË- Sherr mes fqinjve në fshatin Balldre të Lezhës, plagoset një person. Uniformat blu bëjnë me dije se është arrestuar 30-vjeçari me iniciale F....
Në çadër që nga tërmeti i 26 nëntorit/ Qytetari publikon gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhet, uji hyn brenda ambi
LAC– Qytetarët akoma vijojnë të jetojnë në çadra, pas tërmetit të madh që tronditi vendin me 26 nëntor.Jetesa në çadër si dhe shirat e bëjnë të pa...